• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta më opozitar se Nishani, në një vit ka kthyer 6 ligje dhe ka bllokuar 3 nisma të Ramës

by Java News
26/12/2018 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2018 i ka dhënë fund qetësisë dhe dashurisë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndonëse ishin socialistët ata të cilët e bënë Metën president, ky i fundit u ka dhënë një sërë goditjesh në distancë.

Sot ka bërë një përmbledhje të përplasjeve Qeveri-Presidencë dhe rezulton se Ilir Meta ka ecur më keq se paraardhësi i tij, Bujar Nishani.

Kjo pasi në një vit e gjysmë të Presidencës së tij, Ilir Meta ka thyer rekordin e Nishanit, duke kthyer 6 ligje dhe duke bllokuar plot 3 nisma të qeverisë.

Sipas përllogaritjeve të gazetës, tregues i përplasjeve Rama-Meta janë kthimi mbrapsht i 6 ligjeve që mazhoranca i ka dërguar presidentit për t’i dekretuar.

Dy prej tyre kanë të bëjnë me teatrin, pasi Meta ktheu dy herë nismën për shembjen e godinës, siç është ligji për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Ligji tjetër që Meta ka kthyer mbrapsht është ligji për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit.

Ndërsa një tjetër ligj që nuk ka marrë “bekimin” e Metës duke mos u dekretuar është ai për tarifat gjyqësore.

Ndërkohë që më tej kreu i shtetit i ka kthyer mbrapsht qeverisë për rishqyrtim ligjin për buxhetin e vitit 2019.

Ligji i gjashtë që Meta i ka kthyer mbrapsht qeverisë ka të bëjë me ligjin për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për dividentin.

Këto lëvizje të kreut të shtetit, i cili i ka kthyer mazhorancës plot gjashtë ligje duke mos ia dekretuar, tregojnë qartë se Ilir Meta ka thyer rekord e Bujar Nishanit.

Ky i fundit, edhe pse ishte një president i emëruar në atë post nga opozita e sotme, brenda vitit 2016 i ktheu qeverisë vetëm 2 ligje.

Megjithatë, edhe mazhoranca e sotme nuk është kursyer ndaj Metës, pasi të gjithë ligjet që presidenti i ka kthyer, ia ka rrëzuar, ndërsa po ashtu i rrëzoi edhe kandidaturën e zonjës Vitore Tusha për në krye të KLSH.

Mazhoranca i ka marrë për rishqyrtim Metës vetëm ligjin për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Nismat e qeverisë

Një tjetër provë që dëshmon qartë se ka një luftë të ftohtë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është marrëveshja me Greqinë sa i takon çështjes së detit. Qeveria shqiptare dhe ajo greke ranë dakord mes tyre që të negociojnë kufirin detar. Në shkurt ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ju drejtua me një kërkesë Metës, ku kërkonte autorizimin për nisjen e bisedimeve. Meta e zvarriti procesin për 3 muaj, ndërsa më pas ia dha autorizimin ministrit Bushati dhe negociatat vijuan në nivel ekspertësh. Ndërkohë që momentalisht Meta vijon ta mbajë të bllokuar paktin me detin, me pretendimin se nuk është funksionale Gjykata Kushtetuese. Ndërsa një tjetër përplasje Rama-Meta nisi për institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Një vit më parë ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga ky institucion. Dhe kryeministri Edi Rama i propozoi Metës, Helidon Bendon që ta dekretojë si kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por, Meta e la SHISH pa titullar, duke e votuar Bendon pas një viti në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, me pretendimin se nuk ishte bindur. Ndërkohë nisma e 9 që shënon përplasjen Rama-Meta, ishte bllokimi dhe mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, edhe këtë të fundit e bllokoi me arsyetimin se nuk kishte krijuar bindje. Megjithatë, kreu i shtetit e dekretoi më pas Lleshajn si ministër, pasi kryeministri Edi Rama ia ridërgoi emrin e tij, sëbashku me informacionet shteruese të kërkuara nga presidenti Ilir Meta.

a.cupaj

 

Next Post
Aktori shqiptar feston me një të pastrehë: E kam rrogën sa 4-fishi i Ramës…

Aktori shqiptar feston me një të pastrehë: E kam rrogën sa 4-fishi i Ramës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In