Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci ku u takua me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović .
Ilir Meta tha se “marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, ato mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik. Në themel të tyre qëndrojnë denjësisht kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë”.
Ndërsa Presidentja Grabar-Kitarović ripërsëriti mbështetjen e palëkundur të Kroacisë dhe të sajën personale për integrimin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në gjirin e familjes së madhe europiane.
/b.d










