Në një takim për festat e fundvitit me gazetarët, kreu i Kuvendit Ilir Meta, në fjalimin e tij tha se urimi për 2016, do të jetë hapja e negociatave të Shqipërisë për në BE.
“Gjithnjë ka vend për tu përmisuar, ju uroj vit të mbarë, gezuar në familjet tuaja dhe natyrisht të dominojnë lajmet me pozitive dhe shpresojmë të japim lajmin e çeljes së negociatave, që do ishte lajm i mire për të gjithë ne.”- tha Meta.
Kryeparlamentari nuk harroi të urojë edhe ata që ai i cilësoi si “gazetarët e opozitës”. Meta falenderoi veçanërisht edhe kameramanët dhe gazetarët e terrenit, duke thënë se me të drejtë në lajmet e tyre nuk kanë munguar kritikat.