Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me Shtabin Organizativ të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se, këtij regjimi mafioz do t’i përgjigjemi me një organizim të jashtëzakonshëm dhe efikas në PL.
Fjala e plotë e Presidentit të PL, Ilir Meta:
Bëjmë këtë mbledhje, pasi kemi vendosur që brenda 2 muajsh të organizohet Konventa Zgjedhore e Tiranës. Që do të thotë, një punë intensive për të realizuar një process tërësisht demokratik, transparent, efikas, ku do të marrin pjesë të paktën 2000 delegatë të zgjedhur.
Dhe minimumi, nga dy delegatë të zgjedhur për çdo qendër votimi, pra për çdo organizatë të PL. në çdo qendër votimi. Siç e dini, procesin e organizimit në Tiranë, e drejton Zv. Presidentja e partisë zonja Erisa Xhixho, e cila është dhe deputete e Tiranës.
Edhe ka bërë, dhe bën një punë të shkëlqyer sidomos ke njësia 2., që e ka mbuluar dhe tani duhet të mbulojë tërë Tiranën.
Koordindator për organizimin e kësaj konvente kemi zgjedhur zotin Denis Turhabi, që është në të majtën time, një themelues i LSI., që në vitin 2004, në një moshë shumë të re.
Dhe njëkohësisht, një njohës i mirë I terrenit, qendrës së votimit. Sepse, duhet të kemi të gjithë të qartë, që gjithçka që ne diskutojmë çdo ditë, që ne debatojmë çdo ditë, përfundon ke qendra e votimit, atë ditë.
E gjithë puna bëhet për atë ditë, edhe bëhet vetëm për qendrën e votimit. Edhe ne, duhet të jemi partia model, e cila pa filluar zgjedhjet, e di shumë mirë minimumin e votave, që ka tek qendra e votimit.
Dhe kjo realizohet, vetëm duke punuar çdo ditë. Në mënyrë të organizuar, në mënyrë serioze, siç i takon një partie, që synon të vijë në pushtet, të mbajë premtimet e saj.
Edhe sigurisht kjo nuk mund të realizohet, mbajtja e premtimeve nesër, nëse ti nuk je në gjendje të organizohesh sot. Aq më tepër, që organizimi bëhet dhe më imediat, bëhet edhe më I rëndësishëm, bëhet dhe më I domosdoshëm.
Shndërrohet në një mision të vërtetë, në kushtet e një regjimi mafioz. E patë apo jo?
7000 patronazhistë kishte çuar në Athinë, e tha vet kryetari i bashkisë së Librazhdit, apo jo? Krahu i djathtë i ‘Taos’, apo jo? 7000! E çfarë organizimi kanë ata!
Merri gjithë drejtorët, merri gjithë kryetarët e bashkisë, merri gjithë rrogëtarët, merr këtej nga shteti lekë, merr nga këta oligarkët, biznesmenët lekë.Dërgo 7000 atje, dhe bëj atje sikur…
A kishte ndonjë emigrant mo zoti Genc? Ikën nga puna, po?!
Po, se ata ngelën duke punuar të hënë, e të martë, dhe ne presim të punojnë dhe të shtunë, dhe të dielë, dakort!
Pra, këtij organizimi mafioz, do ti përgjigjemi me një organizimi transparent, me një organizim të jashtëzakonshëm, efikas, siç besoj, do ta shohin të gjithë në ditët në vijim
Kështu, dua që të ju falenderoj për punën e deri tanishme. Është një hapje e jashtëzakonshme. Edhe tani, unë u vonova pak, duke takuar 4-5 të rinj, që kanë ardhur, që duan të angazhohen me Partinë e Lirisë.
Gjetën më në fund, dhe një që kishte mbaruar shkëlqyeshëm në Turqi, edhe që do të marrë përsipër Komisionin e Jashtëm, vetëm për të mbuluar Turqinë.
Jo se nuk kemi pasur, por e kishte me shumë pasion. Kështu do gjejmë kudo, do të gjejmë për Japoninë, për Korenë e Jugut, do gjejmë dhe për Pakistanin, se ka plot që kanë studiuar, edhe për Indinë.
Do të bëjmë një politikë globale, që nuk e ka parë ndonjëherë vendi. Por, por do të bëjmë një politikë lokale, dhe do bëjmë politikën tek qendra e votimit.
Sepse, pa këtë gjithçka tjetër mbetet një vizion. Dhe pastaj, shndërrohet në iluzion. Kështu, unë besoj në pjekurinë tuaj, në eksperiencën tuaj, në energjinë tuja.
Gratë po i japin tonin. Vajzat e reja gjithashtu, janë në krye të kësaj detyre, dhe besojmë se burrat do ta meritojnë ‘rr’, apo jo?
Kemi shumë kampionë këtu, nuk ka! Ne vetëm për titullin kampion mund të luftojmë, për asgjë tjetër.
Është momenti i duhur, dhe besoj se do të kurorëzohemi, ashtu siç po kurorëzohet ekipi i zemrës Celtiku, që erdhën mbrëmë në fakt kollaret nga Glasgoë.
Sot vijnë, fansat që të ndjekim ndeshjen këtu. E dini ju, unë vdes për ngjyrën e gjelbër, është një shenjë ripërtëritje ajo, është fuqi, është triumf.
Plus në këtë periudhë kemi shumë ditëlindje. Kemi pasur shumë, kemi shumë, dje patëm një ditëlindje të jashtëzakonshme, të Elmar Brokut një surprizë të madhe, një politikan i madh europian, që zgjodhi çuditërisht, ta festojë ditëlinden në shtëpinë e liderit të PD. profesor, doktor Sali Berishës.
Ishte një mesazh i qartë, ishte një mesazh I fortë për cilindo, se censura e Edi Ramës, manipulimi i Edi Ramës, korrupsioni i Edi Ramës që ka prekur dhe sistemin ndërkombëtar, nuk do të triumfojë, përkundrazi do të ndëshkohet në mënyrën e duhur.
Sot është McGonigali, nesër do të jenë të tjerë në vend të McGonigalit. Pasnesër do rihapet çështja e McGonigalit, pavarësisht se SPAK. fle gjumë mbi të, sepse SPAK. vetë, pra përfaqësues të SPAK-ut janë takuar me McGonigalin.
Dhe McGonigali, nuk ka marrë 200-300 mijë dollarë tek bodrumi, nga ai njeriu I tij, por ka marrë miliona e miliona euro, biznesmenëve shqiptarë, politikanëve shqiptarë këtu
Miliona e miliona euro, biznesmenëve në Kosovë, polikanëve në Kosovë, duke I mashtruar, dhe duke I paraqitur, dokumenta gjoja si të FBI-së, dhe që kishin emrin aty, edhe për ata që nuk e kishin emrin.
Dhe këtë e bëri në bashkëpunim me Edi Ramën, dhe lekët I kanë ndarë bashkë. Dakort! Që kështu, do ti kthejnë bashkë.
Ne vazhdojmë të sigurt për 5 prioritetet, për 4 milion shqiptarë plus, është program I realizueshëm. Nga paniku I madh lëshojnë dhe sontazhe qesharake.
Siç ishte një sondazh I djeshëm, I një organizate që është gjynah që harxhon taksat e shtetasve të nderuar amerikanë. Po, kjo që kishte bërë këtë, ëshë ajo që kishte bërë atë në Maqedoni, para 9 muajsh që e nxirrte këtë Mickovskin, e VRMO-së me 4%.
E nxirrte pas Aliut tonë të dashur, dhe pas dikujt tjetër, e ku di unë. Ai mori 43%, mori shumicën I vetëm. Kjo histori na ka ndodh ne, se jemi mësuar ne, me atë që pagoi Sorrosi, atë sondazhin në janar 2013, na nxirrte 1%, Kreshnikun e nxirrte 2-3 %, një parti të re e nxirrte 3%, e ku di unë.
Po ja që ne, morëm 13-14%, nja 16 deputetë e kështu me radhë. Që kështu këto janë, tregues I panikut të Edi Ramës. Dhe, ju e shikoni situatën në terren që ka ndryshuar në një kohë kaq të shpejte
Ju e shikoni presionin që po rritet në bashkinë e Tiranës, dhe do të jetë shpërthyes, në javët që vijnë. Ku popull, nuk mund të vidhet në këtë mënyrë kriminale, edhe kjo histori ka marrë fund.
Ata do të japin llogari, një më një. Dhe nuk ka ndërmjetësa, ndërmjetësime në këtë proces.
Dhe njëherë ju falenderoj, për punën e deri tanishme. Kërkohet një organizim shumë i fortë, shumë i hekurt, shumë i shpejtë, shumë efikas në ditët që vijnë.
Dhe natyrisht kjo është përgjegjësia jonë, në nivel kombëtar është e imja, që drejtoj komisionin dhe gjithë anëtarët e komisionit.
Në nivelin e kryeqytetit, është në mënyrë të veçantë e Erisës si Zv.Presidente e Partisë që drejton këtë komision. Edhe Denisin ja ku e kemi, si pikë reference për gjithçka, ka të bëjë me organizimin dhe me detajet teknike.
Që kështu, punë të mbarë. Dhe në dy muaj do të ndodhi një konventë e jashtëzakonshme e kryeqytetit, një proces model zgjedhor.
Dhe ku do të shikoni dhe një përkrahje ndërkombëtare, të jashtëzakonshme. Se nuk patëm kohë në këtë konventë, me u marrë me këtë çështje.
Do do të shikoni mbi 50 delegacione atje, do të bëhet shumë më mirë se çu bë në 96’, një Kongres i Partisë Socialiste, ku u lodh, u rraskapit, I nderuari I respektuari Jorgji Kote, që e përshëndes këtu, duke përkthyer tërë atë përkrahje të jashtëzakonshme./m.j