• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta mbështeti partinë e Gruevskit, Frrok Çupi: E përjashton veten nga politika Perëndimore…

by A R
25/04/2024 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët në këto zgjedhje garuan ishin të përçarë.

Ishin dy kandidatë shqiptarë, një prej tyre Bujar Osmani, i Frontit Europian, që udhëhiqet nga BDI-ja e Ali Ahmetit.

Ish-Presidenti Ilir Meta, bëri një reagim për procesin e zgjedhjeve në RMV, por ajo çfarë u vu re ishte se mungoi një koment për kandidatët shqiptarë.

Meta shprehu vlerësimin e tij për kandidaten e opozitës në Maqedoninë e Veriut, të VRMO-DPMNE-së, së ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevskit, Gordana Davkova.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi duke komentuar këto qëndrime të Metës, tha se ky i fundit, nuk bën asgjë tjetër veçse e përjashton veten nga politika Perëndimore. Gjithashtu ai kujtoi edhe arratisjen e Nikolla Gruevskit, duke thënë se ishte Meta ai që e ndihmoi të largohej.

“Me këtë që bënë Ilir Meta e përjashton veten nga e gjithë politika europianiste apo Perëndimore. Meta e ka humbur atë veshjen e mëndafshtë. Pra ai po tenton të gërryejnë nervat, mendon se e dëgjon Amerika apo Perëndimi. Por Iliri i ka të afërta lidhjet me interesat e tij politike dhe njerëzit që ka bashkëpunuar. Tani po vjen rasti për të hapur kartat. Me Gruevskin ka disa dobësi. Është personazhi që e ndihmoi gjatë arratisë për të kaluar për azil. Duke qenë president dhe ne e dimë që njerëzit e Ilir metës janë dukur me makinat e tij deri sa ka kaluar në Hanin e Hotit. Dhe ai do përgjigjet penalisht, për një thyerje të embargos njësoj siç bëri Berisha me Serbinë. Një kryeministër që duhet të përgjigje para drejtësisë në Shkup, ka kaluar nëpër Shqipëri”, ka thënë Frrok Çupi.

/a.r

Next Post
Jorida Tabaku shuan dilemat se me kë grup është në Partinë Demokratike

A do të jetë kandidate për kryeministre e opozitës? Tabakut: Ambiciet janë legjitime për këdo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In