• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Matarella: Zbatimi i reformës ndikim në efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar

by A R
11/09/2017 15:58
Il Presidente Sergio Mattarella accoglie Ilir Meta Presidente di Albania in visita ufficiale. (Foto di Francesco Ammendola - Ufficio per la Stampa e la Comunicazione della Presidenza della Repubblica)

Il Presidente Sergio Mattarella accoglie Ilir Meta Presidente di Albania in visita ufficiale. (Foto di Francesco Ammendola - Ufficio per la Stampa e la Comunicazione della Presidenza della Repubblica)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadrin e vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në Sheshin e Nderit të Pallatit Quirinale.

“Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve në 25 vitet e fundit dhe duke iu referuar kësaj vizite të parë jashtë vendit, që pas marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës, vlerësoi në mënyrë të veçantë mikpritjen e demonstruar nga Italia dhe italianët për shqiptarët, si më shumë se pesë shekuj më parë, ashtu edhe në fillim të viteve ’90”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të dy Presidentët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve e dy popujve dhe ndanë mendimin se këto marrëdhënie duhet të marrin më shumë substancë dhe të zgjerohen edhe më tej, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Në këtë drejtim u theksua interesi për një prezencë më të madhe të kompanive italiane, veçanërisht në sektorët strategjikë.

Presidenti Meta theksoi se Italia ka qenë e do të mbetet një partner i gjithanshëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Presidenti Meta i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së arritjes së marrëveshjes me autoritetet italiane në fushën e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Itali, si dhe afirmimit të vlerave dhe kontributeve tw tyre në rritje në jetën ekonomike, shoqërore e politike italiane.

Të dy Presidentët konsideruan komunitetin arbëresh në Itali si vlerë dhe themel mbi të cilin ngrihen marrëdhëniet historike, njerëzore, politike mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe ranë dakord për mbështetjen, promovimin dhe ruajtjen e vlerave historike e kulturore të tij, si përmes iniciativave të përbashkëta ndërshtetërore, ashtu edhe për përshirjen në listën e trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore të UNESCO-s.

Në këtë kuadër të dy Presidentët vendosën të zhvillojnë së afërmi një vizitë të përbashkët në një nga zonat e komunitetit arbëresh.

Një vëmendje të veçantë të dy Presidentët i kushtuan bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe të rendit, duke theksuar nevojën e rritjes së koordinimit dhe të bashkëveprimit mes institucioneve ligj-zbatuese për të luftuar me efikasitet krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet e paligjshme në Mesdhe dhe në dy anët e Adriatikut, në veçanti atë të narkotikëve si rrezik jo vetëm për Shqipërinë e Italinë por edhe për Evropën.

Të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi në kohë dhe me sukses i reformës në drejtësi, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në afrimin e shpejtë të vendit me Bashkimin Evropian.

Roli konstruktiv i Shqipërisë, bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë e të mirëkuptimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimi i Italisë për paqen, stabilitetin dhe integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të veçantë në bisedimet mes dy Presidentëve.

Presidenti Mattarella e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes së Italisë për Shqipërinë, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në atë të integrimit në Bashkimin Evropian. Presidenti Mattarella nënvizoi se: Shqipëria është shumë e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe përcaktuese me rolin konstruktiv që ajo luan.

Në kuadër të angazhimeve të partneritetit strategjik dhe institucionalizimit të takimeve periodike mes dy krerëve të shtetit, Presidenti Meta e ftoi Presidentin Mattarella për një vizitë shtetërore në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi./a.m.

Next Post
Opozita: Kosova s’duhet të dialogojë të martën me Serbinë

Media serbe: A do hiqet apo do ndryshohet preambula për Kosovën në Kushtetutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti akuza opozitës për bllokimin e Presidentit: Ne i bëmë përpjekjet që Kosova të mos shkojë në zgjedhje, morëm refuzime

Kurti akuza opozitës për bllokimin e Presidentit: Ne i bëmë përpjekjet që Kosova të mos shkojë në zgjedhje, morëm refuzime

April 28, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

April 28, 2026
Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Drejtësia dhe kafazi nuk shkojnë bashkë

April 28, 2026
SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit për paqe, çfarë përmban propozimi i fundit

SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit për paqe, çfarë përmban propozimi i fundit

April 28, 2026
Ministri Hoxha me diplomatët e rinj: Dy thirrje të hapura për talentet e reja, brezi i ri thelbësor për Shqipërinë 2030

Ministri Hoxha me diplomatët e rinj: Dy thirrje të hapura për talentet e reja, brezi i ri thelbësor për Shqipërinë 2030

April 28, 2026
Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet në kërkim një tjetër person, përfshirja e tij (EMRI)

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet në kërkim një tjetër person, përfshirja e tij (EMRI)

April 28, 2026
Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare! Çfarë pritet të ndodhë në orën 19:00

Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare! Çfarë pritet të ndodhë në orën 19:00

April 28, 2026
Operacioni “Ura”, GJKKO dënon tre persona për ndikim të paligjshëm

Operacioni “Ura”, GJKKO dënon tre persona për ndikim të paligjshëm

April 28, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Trump: Irani ndodhet në kolaps, kërkuan hapjen urgjente të Hormuzit!

April 28, 2026
Përplasjet Rama-Spiropali, ja komenti i Erion Braçes

Përplasjet Rama-Spiropali, ja komenti i Erion Braçes

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In