• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Marrëveshje për punësimin e të rinjve shqiptarë në Maltë

by A R
23/05/2018 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri.

Me fjalimet e rastit të dy Presidentëve, Ilir Meta dhe homologes malteze, Coleira-Preca u çel dita e dytë dhe e fundit e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri, i cili zhvilloi punimet në ishullin e Gozos, në Maltë.

Meta prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri. Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, ICT, etj. Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Gozos shfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptar dhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

Forumin e Biznesit e përshëndetën dhe Ministri maltez i Ekonomisë dhe Biznesit e Vogël, z. Cardona dhe Ministrja për Gozon, znj. Caruana, të cilët vlerësuan Forumin si platformën e duhur për të njohur më mirë potencialet tona ekonomike dhe për të krijuar sinergjinë e nevojshme mes biznesit maltez dhe atij shqiptar për investimet e ndërsjellta.

Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, z. Nikolin Jaka dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gozos, z. Joseph Grech.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred. J. Vella dhe me Drejtuesit Ekzekutiv të Air-Malta. Në takime u diskutua për bashkëpunimin ne fushën e arsimit me fokus kryesor programet e shkëmbimeve studentore në Maltë dhe Shqipëri si dhe mundësinë për dhënien e disa bursave në nivelin pasuniversitar për studentët shqiptar në Universitetin e Maltës. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Air-Malta shprehën interes për të vlerësuar mundësinë e vendosjes së linjës direkte mes Maltës dhe Shqipërisë.

Në përfundim të punimeve të forumit, Presidenti Meta dha këtë prononcim për median:

“Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë së bashku me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri, që besoj se ka qenë një forum mjaft produktiv dhe që reflekton potencialet e jashtëzakonshme për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe në fushën e investimeve midis vendeve tona. Malta është tashmë një model i shkëlqyer i diversifikimit të ekonomisë, i rritjes së qëndrueshme dhe një nga ekonomitë me rritjen më lartë në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe një vend lider në shumë fusha si në inovacion, në fushën e turizmit, të shërbimeve financiare dhe në fusha ku ne kemi mundësi të përfitojmë, të mësojmë më shumë, të bashkëpunojmë dhe të rrisim njëkohësisht akoma më tej ekonominë tonë.

Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm mendoj se është për bashkëpunimin afatgjatë të dy vendeve, ai në fushën e arsimimit dhe të formimit profesional. Për këtë qëllim, si takimi me rektorin e Universitetit të Maltës dhe drejtues të tjerë në fushë arsimit dhe formimit profesional do të vijojnë edhe me bashkëpunime më konkrete, pasi Malta dhe në këtë fushë mund të ofrojë dhe ofron mundësi të shkëlqyera për të rinjtë.

Ashtu sikurse kemi rënë dakord për të punuar dhe për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë, pasi Malta është në kërkim të një fuqie punëtore të re për shkak të rritjes ekonomike mjaft impresionuese që ajo po përjeton, por njëkohësisht këta të rinj përveç mundësisë për t’u punësuar në mënyrë sezonale do të kenë edhe mundësinë për të fituar eksperienca mjaft pozitive që do t’u shërbejnë për të ardhmen në vendin tonë”.

Ndërsa, Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, nga ana e saj do të shprehej: “Kjo vizitë e dytë e Presidentit të Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta në Maltë është shumë e rëndësishme. Por më e rëndësishëm është fakti se ne jemi duke ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera politike, diplomatike mes dy vendeve, duke i transformuar ato në bashkëpunime dypalëshe për zhvillimin social dhe ekonomik të dy vendeve tona”.

Next Post
Drejt zgjidhjes ngërçi për KLP, plotësohen kandidaturat nga shoqëria civile

Lajm i mirë për shqiptarët: Avokat dhe strehim falas për viktimat e dhunës në familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

February 11, 2026
“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In