• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta “manovron” Aleancën për Teatrin kundër Sorecës dhe Yuri Kim: Do ankohemi në Senatin amerikan për ambasadoren

by Java News
30/07/2021 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti, e  cila sipas tyre i ka penguar për depozitimin e një kërkesë në dikasterin që ajo drejton pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu nën akuzë sipas Adriana Kalasë duhet të jenë dhe 4 efektivë policie, që kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj anëtarëve të Aleancës.

Por nuk është ndalur me aq. Pas akuzave ndaj ambasadorit Luigi Soreca, Kalaja ka akuzuar dhe Yuri Kim se është bërë palë me krimin, duke paralajmëruar një shkresë drejt Senatit amerikane lidhur me mosveprimet e saj.

“Çfarë pret SPAK që të çjoë për gjyq videon kur nis shembja e Teatrit me artistë dhe qytetarë brenda. Kriminelët erdhën për të vrarë, Policia ishte pa numër identifikimi. Ka shumë shkelje. Ne e quajmë shpërdorim detyre nga SPAK që merret me çështje të tjera. Shumë shpejt do t’i drejtohemi Senatit amerikan për të gjithë veprimet e paligjshme që bën ambasadorja Yuri Kim.

Që nuk reagon sa herë shkelet Kushtetuta, pra është bërë palë me krimin. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Do vijë një moment që bandat kriminale do të marrin fëmijët e tyre peng. Duhet të jemi të gjithë bashkë kundër krimit,”-u shpreh ajo para mediave.

Disa javë më parë, AMT paditi në SPAK ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. AMT e akuzon Sorecën se ka ndërhyrë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin dhe se ka lobuar pro kryebashkiakut Erion Veliaj. AMT pretendon se më 16 qershor, Soreca ka hyrë në GJK, kur po zhvillohej seanca dhe ka takuar kryetaren e gjykatës, Vitore Tushën. AMT kërkon edhe shpalljen non-grata të ambasadorit.

Nje manovrim i qarte nga ana e presidentit Ilir Meta i kesaj Aleance per t’ia kundervene ambasadoreve te BE dhe te SHBA, kuptohet per hallet e tij personale.

E themi kete pasi dihet se pas Aleances qendron vete Ilir Meta, gje qwe dhe vete Presidenti nuk e ka mohuar publikisht!

Deklarata e plote para mediave:

“Margariti kishte marrë urdhër nga shefi i saj që të mbylleshin dyert kryesore. Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme psikologjike ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e padjeshme kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës. SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro.

Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës.

Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve. Çfarë pret SPAK që të çjoë për gjyq videon kur nis shembja e Teatrit me artistë dhe qytetarë brenda. Kriminelët erdhën për të vrarë, Policia ishte pa numër identifikimi.

Ka shumë shkelje. Ne e quajmë shpërdorim detyre nga SPAK që merret me çështje të tjera. Shumë shpejt do t’i drejtohemi Senatit amerikan për të gjithë veprimet e paligjshme që bën ambasadorja Yuri Kim. Që nuk reagon sa herë shkelet Kushtetuta, pra është bërë palë me krimin. Ne do t’i shkojmë deri në fund.

Do vijë një moment që bandat kriminale do të marrin fëmijët e tyre peng. Duhet të jemi të gjithë bashkë kundër krimit.

/m.j

 

Next Post
Parti Perëndimore, apo Klub Oriental?

“Ultimatumi” i SHBA ndaj Bashës, Kadilli “shpërthen” ndaj Berishës: Demokratë të shohim nga e ardhmja, po na mban peng

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Tere jeten rrugace mbete.Do ngre une PADI per Ty,se nuk perfaqeson ti njerezit e kulturuar te artit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In