Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në takimin me të rinjtë e Njësisë nr. 7 në Tiranë.
Gjatë takimit Meta u shpreh se Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset, por duhet të ofrojë mundësi të reja.
“Për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të gjithë të kenë një shans për një arsim më të mirë e për punë më të mirëpaguara.
LSI-ja qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm më stabilizues. LSI nuk vendos interesat e ngushta përpara interesit të vendit”, tha Meta.
c.a