• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: LSI, forca politike që mbështet bashkëpunimin dhe përfshirjen

by A R
31/05/2017 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësisë administrative nr. 11 të Bashkisë së Tiranës. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, qytetarë, simpatizantë, etj.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia politike, që mbështet bashkëpunimin, harmoninë dhe përfshirjen dhe se aty e gjejnë vetëm gjithnjë e më shumë të rinj e të reja.

“Mesazhi i LSI-së, është një mesazh bashkëpunimi është një mesazh harmonie, përfshirjeje, te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja. Sepse të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë në mënyrë që ata të kenë një arsim sa më cilësor të kenë një formim profesional sa më të përshtatshëm në mënyrë që të kenë edhe mundësi për vende pune të mirëpaguara që të përballojnë kostot e jetesës së tyre”, tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë e duan Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi kjo forcë politike u jep besim të rinjve.

“Të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike, sepse aty gjejnë veten dhe të rinjtë e të rejat e duan LSI-në, sepse për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të rinjtë e duan LSI-në sepse LSI u jep besim të rinjve”, theksoi Meta.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, duke u ndalur tek programi i LSI-së, nënvizoi faktin se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet në mënyrë që ëndrrat e shumë qytetarëve për punësim të mirëpaguar të bëhet realitet.

“Programi i LSI-s është jetik. Janë premtime që jo vetëm do të mbahen por do të bëhen realitet ëndrrat e shumë e shumë qytetarëve të Shqipërisë, punësimin e grave dhe të vajzave, punësimin e të rinjve, lehtësirat fiskale për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi të punësojnë sa më shumë njerëz, që të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e familjeve të tyre”, tha Gjosha duke shtuar se LSI do të dalë forcë e parë në mënyrë që të marrë në dorë fatet e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

“Këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që do të jetë forcë e parë, ajo që do të marrë në dorë fatet e të gjithë shqiptarëve dhe të familjeve shqiptare”, u shpreh Gjosha.

Nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Luan Rama theksoi se LSI duhet të marri besimin e qytetarëve, pasi LSI do t’u ofrojë siguri për familjet dhe të ardhme për brezin e ri pasi LSI është një shans për të gjithë.

“Të gjithë ata që duan sigurinë e jetës së familjes së tyre dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët për nipërit dhe për mbesat duhet që në 25 qershori të zgjedhin LSI-në, sepse LSI-ja është shansi për të gjithë. Duke votuar LSI-në kemi votuar për veten tonë, kemi votuar për Shqipërinë”, u shpreh Nënkryetari i LSI-së.

ma.me
Next Post
Basha kërkon falje për gabimet e qeverisjes së PD-së: Gabuam me pronat

Basha kërkon falje për gabimet e qeverisjes së PD-së: Gabuam me pronat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

Kursi i këmbimit, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

August 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Dobët në Internet, fort në terren…

August 25, 2026
“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

August 25, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

August 25, 2026
Motori përplaset “kokë më kokë” me makinën/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Santorini

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

August 25, 2026
Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

August 25, 2026
Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

August 25, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

Trump rikthen tarifën për vizat H-1B, propozon pagesë mbi 103 mijë dollarë

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com