• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Liria e votës të mos vihet  në diskutim, me rëndësi dialogu

by Java News
25/02/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë një takimi organizativ me stukturat e partisë në Berat, kryetari i LSI, Ilir Meta ka komentuar sërish protestën e opozitës. Duke folur përpara mbështetësve të tij në këtë parti, Meta është shprehur se për të nuk është shqetësim rezultati i zgjedhjeve, por anormaliteti i politikës shqiptare.

“Shqetësimi më i madh i imi është dhe i çdo qytetari të Beratit dhe gjithë Shqipërisë është anormaliteti i politikës sonë, vënia në diskutim e stabilitetit politik të vendit dhe e standartit të zgjedhjeve të 18 Qershorit. Një konfliktualitet politik që është kthyer në biznesin më interesant politik, jo vetëm të atyre që janë protagonist të këtij konflikti prej kohësh por edhe të shumë të tjerëve, konflikt që dëmton dhe rrënon çdo ditë në mënyrë të padrejtë imazhin e vendin tonë dhe që godet shpresat e të rinjve e të rejave se ky është një vend normal, një vend europian, një vend që forcon çdo ditë institucionet e tij, është një vend ku nuk duhet të vihet në diskutim liria e votës sepse ky është themeli i çdo vendi demokratik”, tha Meta.

Meta ka folur gjithashtu dhe për rëndësinë që ka dialogu politik në vend për hapjen e negociatave për integrimin e vendit.

“Theksoj nga Berati rëndësinë e jashtëzakonshme që ka forcimi i dialogut politik në vend,në radhë të parë në parlament për të vijuar me axhendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogn për të mbyllur sa më shpejt Reformën Zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 Qershorit sepse rezultati që Shqipëria do marrë përsa i takon zgjedhjeve të 18 Qershorit do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave,për ecurinë e suksesshme të Reformës në Drejtësi dhe ç’është më e rëndësishme,për shpresën e të rinjve e të rejave se vendi ynë është një vend që do të ecë më shpejt në rrugën e progresit dhe të mirëqënies për të gjithë dhe për të shtuar vende të reja pune të mirëpaguara në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë”.

Duke u ndalur dhe në sitautën politike në vend dhe rolin e LSI meta është shprehur se kjo parti është shtylla më e fuqijshme e demokracisë dhe stabilitetit, integrimit.

“Për të gjithë ata ata që nuk e kuptojnë ose që nuk duan ta kuptojnë,ose për ata që janë viktima të sterotipit 26-vjeçar bardhë e zi të politikës, LSI-ja që nga krijimi i saj e deri më sot, çdo ditë e më shumë, ka qenë dhe është shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit europian të Shqipërisë. Politika shqiptare është një politikë me majft probleme të thella strukturore dhe morale,por nuk e di si do të ishte politika shqiptare pa LSI-në sepse LSI-ja ka qënë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme, të zgjedhjeve të lira, të listave të hapura, LSI-ja është ndeshur si askush tjetër me padrejtësi dhe me aleanca për të deformuar votat e shqiptarëvë, që nga viti 2015 e në vijimësi, por LSI-ja gjithnjë ka qënë një faktor i rëndësishëm i stabilitetitit të vendit dhe vazhdon të fuqizohet si një faktor i tillë, sepse të gjithë kujtohen për stabilitetin kur nuk e kanë atë, kujtohen për stabilitetin kur dalin bandat dhe maskat në rrugë”, tha Meta.

ma.me

Next Post
Padia e Policisë për Bashën, Salianji i PD reagon me fjalor banal: Eshtë putanizëm

Padia e Policisë për Bashën, Salianji i PD reagon me fjalor banal: Eshtë putanizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In