Kur kanë kaluar 24 orë nga publikimi i raportit për fundimtarë të Komisionit të Venecias për anulimine zgjedhjeve nga ana e Ilir Meta, duket se presidenti e ka hedhur pas vendimin duke zgjedhur që ta kalojë fundjavën në bregdet.
Kreu i shtetit shihet në shoqërinë e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka, duke shijuar edhe një birrë.
‘Shqipëria ka diell për të gjithë! Në çdo stinë!’, shkruan Meta në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë presidenti shkëputet nga akualiteti politikë i kryeqytetit duke zgjedhur bregdetin po në disa raste edhe malet.
g.kosovari











