• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta kujton çlirimin e Skraparit: Qëndroi si kështjellë deri në fund

by A R
05/09/2019 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar 5 shtatorin, duke thënë se kjo datë shënon çlirimin e qytetit të Çorovodës dhe të gjithë krahinës të Skraparit nga okupatorët e huaj.

Meta shprehet se kjo është një ditë e shënuar për të dhe të gjithë ata që janë nga Skrapari.

Ai shton se 5 Shtatori 1942 është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori, pikërisht disa ditë përpara Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë patriotëve shqiptarë në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot është 5 Shtatori, një ditë shumë e dashur për mua dhe për të gjithë ata të cilët janë nga Skrapari: Dita e Çlirimit nga pushtuesi të Çorovodës dhe mbarë krahinës nga ne jemi.

Por 5 Shtatori 1942 është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori, pikërisht disa ditë përpara Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë patriotëve shqiptarë në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj sot përulem me mirënjohje të veçantë ndaj Komandantit të çetës plakë të Skraparit, Mestan Ujanikut, kryengritësit të përhershëm, i cili vdiq tragjikisht në burgjet e komunizmit, vetëm pse mbështeti deputetët e pavarur pas çlirimit, sepse kishte luftuar që njerëzit të zgjidhnin të lirë dhe jo të vendoseshin nën zgjedhën e një regjimi monist.

Skrapari qëndroi një kështjellë e papushtuar deri në fund, ndonëse e pagoi me masakra çnjerëzore, si ato që nazistët kryen në janar 1944, në Vlushë, Krushovë, Turbohovë dhe Kapinovë, ku u ekzekutuan 114 burra e fëmijë, për të terrorizuar të gjithë krahinën kryengritëse. Por vetëm pak ditë me vonë forcat naziste do përjetonin një nga disfatat më të rënda të “Operacionit të Dimrit”, pikërisht në betejën e lavdishme të Tendës së Qypit, ku shkëlqeu trimëria e popullit të Skraparit me në krye Heroin Zylyftar Veleshnja, në krah të forcave të Brigadës së Parë Sulmuese.

Ndërsa në Vlushë, vetëm dy muaj pas masakrës, u krijua Brigada e 7-të Sulmuese, një nga formacionet më të lavdishme të Luftës Antifashiste, ku nën komandën e Gjin Markut, u bashkuan edhe disa qindra djem e vajza partizane të krahinës, që e ndoqën pushtuesin deri në Vishegrad.

Ngjarje të tjera të rëndësishme si Kongresi i Pare i Rinisë Antifashiste në Helmës dhe krijimi i Brigadave e formacioneve të tjera partizane në këtë krahinë, ishin një kontribut për fuqizimin e Luftës Antifashiste deri në çlirimin e Shqipërisë.

Ndërkohë që dy nga betejat më kryesore të “Operacionit të Qershorit”, ajo në Qafën e Gjarprit dhe Qafën e Shkozës u zhvilluan pikërisht në Skrapar, ku pushtuesit u thyen keq dhe u detyruan të kthehen pas.

Sot është momenti të nderojmë qindra dëshmorët që dha populli i Skraparit për Çlirimin e vendit dhe të gjithë personalitetet të cilët drejtuan Luftën, si Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnja, Kahreman Ylli, Neshat Hysi, Njazi Çepani, Iliaz Sevrani dhe plot të tjerë.

Sot kujtojmë Ramiz Aranitasin, emrin e të cilit mban me krenari gjimnazi i qytetit, si dhe Heroin e Popullit Estref Caka, i cili dha jetën për çlirimin e kryeqytetit dhe 417 dëshmorët që i dha Skrapari, Çlirimit të Atdheut.

Sot nderojmë të gjithë ata heronj të cilët vaditën me gjakun e tyre tokën e Skraparit dhe mbetën të përjetshëm në krenarinë e betejave të fituara si Xheladin Beqiri, Gani Nivica, Mefail Rozani dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë të gdhendur vetëm në lapidarët e Tendës së Qypit, Qafës së Gjarprit e Qafës së Shkozës, por mbi të gjitha në zemrën e popullit të Skraparit, që kurrë nuk e harron çmimin e lirisë.

Është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Next Post
Klosi flet për takimin: Turisti spanjoll ishte i çarë në buzë…

Klosi flet për takimin: Turisti spanjoll ishte i çarë në buzë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

July 13, 2026
Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

July 13, 2026
Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

July 13, 2026
Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

July 13, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

July 13, 2026
Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In