• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta-Kren: Shqipëria, mundësi e mirë për investitorët e huaj

by Java News
29/11/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të vizitës në Dyseldorf, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi takime me komisionet parlamentare të çështjeve evropiane e ndërkombëtare dhe komisionit të ekonomisë së Landit të Westfalisë së Renit të Veriut. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, situata e sigurisë në rajon dhe Evropë, kriza e refugjatëve dhe fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, veçanërisht në fushën e teknologjisë, energjisë dhe arsimit profesional.

Meta tha se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të sigurt juridike për investimet e huaja dhe ftoi kompanitë e Landit të investojnë në Shqipëri, si një vend që ofron mundësi të mëdha. Nga ana e tij kryetari komisionit për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare në Parlamentin e Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Nicolaus  Kern në një prononcim për mediat pas takimit tha se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët, sidomos në sektorin energjetik.

Kern u shpreh se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga përvoja që ka Gjermania në këtë sektor dhe se disa kompani gjermane janë të interesuara për të bashkëpunuar në sektorin energjetik.

“Shqipëria është një vend i bukur dhe ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, por punët janë me perspektiva është mirë edhe në drejtim të sektorit energjetik. Dhe përsa i përket Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, ne kemi një përvojë të mirë në sektorin energjetik dhe kjo është diçka pozitive. Mendoj se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga përvoja që ka Landi ynë në këtë sektor”, – tha Kern, i cili u shpreh i gatshëm për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Next Post

Kur një femër përgatitet për të bërë seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

November 15, 2026
Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

November 15, 2026
Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In