• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Kosovë-Serbi, në BE pa prekur ‘kufirin’. Gati të marrim refugjatë të tjerë

by Java News
16/09/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për gazetën prestigjoze italiane “Il Messaggero”, ka prekur çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, temë që ka prodhuar shumë debat.

Meta tha se  Kosova dhe Serbia duhet të konsolidojnë marrëdhëniet e të shkojnë bashkë drejt BE pa prekur çështjen e kufijve. Meta foli dhe  për takimin e nesërm në Vatikan me Atin e Shenjtë ku shprehu falënderim për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të marrë të tjerë refugjatë nëse do të jetë e nevojshme, por duke pasur parasysh edhe kapacitet.

Veprimi i Shqipërisë për marrjen e20 refugjatëve, tha Meta, ka qenë një mesazh për të pasur reflektim nga BE, që Italia nuk mund të përballojë e vetme këtë krizë.

INTERVISTA

Zoti President pas 20 emigrantëve të anijes Dicioti, do të ishit të gatshëm të merrnit emigrantë të tjerë që zbarkojnë nē Itali?

Ne shqiptarët në rast se do të duhej, do të ishim tē gatshēm për sakrifica të tjera në ndihmē të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë. Megjithatë mendojmë se një ose pak vende nuk mund të zëvendësojnë rolin e BE ne administrimin e krizës së refugjatëve. Me gjestin tonë të marrjes së 20 emigrantëve kemi dashur që të ketë edhe një reflektim europian sesi të zgjidhet ky problem i rëndësishëm.

Pikërisht Europa…

Vendi juaj për shumë kohë ështē pērballur vetëm në linjë tē parë me krizën e emigracionit të paligjshëm. Rasti i anijes Dicioti është i rëndësishëm sepse tregoi kudo në kontinentin e vjetër se duhen politika të reja të pērbashkëta. Duhet gjithashtu të ndryshojë qasja strategjike e BE ndaj këtij fenomeni. Politika e jashtme nuk duhet vetëm pēr të administruar mbërritjen e emigrantëve por mbi të gjitha për ta parandaluar atë. Situata në Afrikën e Veriut dhe në Siri imponon një rol politik dhe në këtë drejtim Brukseli duhet të bëjë më shumë.

Brukseli u tregua i ftohtë ndaj ndërhyrjes Tuaj në ndihmë të Italisë.

Nuk dua të bëj polemika apo interpretime të cilat nuk shërbejnë. Unë di që në fund të gjithë kanë kuptuar gjestin tonë si një veprim solidariteti dhe vullneti të mirë. Megjithatë mendoj se Italia nuk duhet lënë e vetme përballë fenomenit. Ne i detyrohemi Italisë për ndihmën dhe solidaritetin e dhënë ndaj shqiptarëve në vitet ’90. Mendoj se të gjithë i detyrohen Italisë, duke kuptuar vështirësitë dhe sakrificat e bëra përballë fenomenit të imigracionit me një mikpritje të rrallë.

Shpejt do të duhet të hapni bisedimet për anëtarësim në BE ?

Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë. Dëshiroj që BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për të forcuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

Keni frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë?

Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.

Çfarë prisni nesër nga vizita që do të bëni tek Papa?

Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë.

Italia është partneri i parë tregëtar i Shqipërisë…

Gjysma e eksoprteve shqiptare shkon drejt Italisë. Turizmi është rritur dhe gjithashtu prezenca e operatorëve italianë në këtë sektor. Tani na duhen më shumë përkrahje dhe iniciativa për të rritur bashkëpunimin dhe mirëqenien e popujve tanë. Duhet gjithashtu më shumë bashkëpunim përsa i përket modernizmit të infrastrukturave.

Kryeprokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero del Raho, ka ngritur shqetësimin se grupet kriminale shqiptare janë po aq të forta sa klanet mafioze italiane…

Pak kohë më parë ministrat tanë të Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe Etilda Gjonaj u takuan për të rritur bashkëpunimin në kētë drejtim. Puna e mirë e prokurorisë Antimafia të Italisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shërbimeve tona sekrete ka qenw dhe është kryesore në luftën kundër klaneve kriminale. Njē rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe reforma nē drejtësi të cilën po implementojmë.

Ç’mendim keni për dyshimet e qeverisë italiane përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit TAP, që kalon nëpër territorin Tuaj ?

TAP nuk ështē i rëndēsishëm vetëm për Shqipërinë dhe Italinë por për sigurinē energjitike të mbarë Europës. Autoriteteve italiane do t’i duhej të merrnin veprime të mençura pērsa i përket kësaj çështje.

a.ç

Next Post
Investimi në shkollën “Isa Boletini”, Veliaj: Klasat e reja i japin fund mësimit me dy turne

Investimi në shkollën “Isa Boletini”, Veliaj: Klasat e reja i japin fund mësimit me dy turne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com