Në Durrës sot mbahet takimi i tretë në kuadër të minishengenit ballkanik.
Kryeministri Rama do të presë presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zaev.
Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në Samit, ndërsa pjesë e tij nuk janë as Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në përgjigje të interesit të mediave për këtë çështje refuzoi të përfshihet në debatin e hapur tashmë mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, por nuk la pa thumbuar këtë iniciativë.
“Nuk kam asnjë koment paraprak. Çdo takim, çdo iniciativë rajonale është pozitive sidomos kur prodhon më shumë rezultate sesa debate”, tha Meta.
Takimi në Durrës është i treti në kuadër të minishengenit ballkanik pasi atij në Novi Sad dhe Ohër.
g.kosovari