• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Koalicioni me PS, reforma në drejtësi dhe Specialja në Kosovë

by
31/07/2015 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meta: Koalicioni me PS, reformën në drejtësi dhe Specialja në Kosovë

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta e konsideron mbylljen sesionit parlamentar me një bilanc pozitiv, jo vetëm për faktin se u miratuan rreth 200 akte nga të cilat 93 ligje dhe shumë vendime apo rezoluta, por edhe sepse përfundoi me kthimin e opozitës në Parlament.

Në një intervistë televizive, Kryeparlamentari shpreh besimin që opozita të  kontribuojë sa më pozitivisht në avancimin e procesit të integrimit evropian.

Lidhur me  procesin e dekriminalizimit, Meta nënvizon se ky duhet të jetë një proces i përbashkët ndërsa shton se “opozita nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta. Edhe ajo duhet të shikojë edhe nga vetja për të kontribuar në këtë proces”.

Sipas tij, ky proces është i arritshëm dhe mund të zgjidhet kur ka vullnet të sinqertë politik. Ai sqaron se “në rast se do të konsiderohet se ekzistojnë pengesa të karakterit kushtetues, askush nuk do të na pengonte me vullnet për të realizuar këtë proces dhe ne nga ana jonë do të përkrahim çdo iniciativë të qartë ligjore në këtë drejtim”.

IMG_5567

Duke u ndalur tek bilanci i zgjedhjeve vendore, Lideri i LSI-së i cilëson se zgjedhjet më të qeta dhe më paqësore të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë. Duke ritheksuar faktin se LSI-ja ishte luajale me partnerët në zgjedhje, Meta falënderoi edhe strukturat e PS-së për përkrahjen që u dhanë kandidatëve të LSI-së.

I pyetur lidhur me humbjen e kandidatëve të LSI-së në Lezhë, Pogradec dhe Kukës, Meta tha se “ka qenë një përpjekje për të bërë më shumë për Kukësin, për të bërë më shumë për Lezhën dhe për shumë zona të tilla të Shqipërisë. Natyrisht, fakti që janë zgjedhur kryebashkiakë demokratë nuk ka arsye pse të na pengojë, përkundrazi na motivon të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e shumë problemeve qoftë edhe duke bashkëpunuar me ta, ku mendoj që hapja e aeroportit të Kukësit është mjaft e rëndësishme për popullin e Kukësit, edhe për qytetarët shqiptarë në tërësi, apo edhe vazhdimisht shumë investime në Lezhë dhe në shumë zona të tjera”.

Duke mohuar zërat për ftohje të raporteve PS-LSI, Meta deklaroi se “ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të jemi tepër korrekt dhe luajal në raportet tona me PS-në si forca kryesore e këtij koalicioni, por edhe me të gjithë forcat e tjera, sepse e theksoj korrektesa është baza e të gjithë suksesit e LSI-së. Korrektesa me partnerët në marrëveshje, korrektesa me anëtarët, me votuesit, me simpatizantët, me të gjithë”.

Lideri i LSI-së e konsideron me rëndësi që forca që ai drejton t’i shërbejë vendit në drejtim të qeverisjes, “LSI-ja nuk është një forcë që duhet të jetë patjetër në pushtet dhe duhet të jetë patjetër një herë me njërën dhe një herë me tjetrën apo ku di unë. LSI është një forcë që është në funksion të interesit të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë. Interesi i qytetarëve do të prevalojë në vendimmarrjen e LSI-së”.

Në intervistën televizive, Meta u ndal edhe tek reforma në drejtësi ku theksoi se “nuk bëhet fjala për një strukturë të veçantë apo për disa kompetenca të veçanta apo për institucioneve të veçanta. Këtu bëhet fjalë për një reformë tërësore. Ky është qëllimi që do të garantojë që ky sistem të funksionojë, të jetë efiçent dhe të mos degradojë në thjesht ndryshim personash edhe lëvizje kompetencash sepse kjo nuk do t’i sillte askujt asnjë dobi dhe do të sillte një zhgënjim të madh në fund fare për qytetarët shqiptare dhe padyshim edhe për partnerët ndërkombëtarë”.

Next Post

“Hip se të vramë, zbrit se të vramë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

May 3, 2026
U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

May 3, 2026
Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

May 3, 2026
Si po i shkelmon Berisha normat e brohoritura me rastin e zgjedhjes së kryetarit të PD

Si po i shkelmon Berisha normat e brohoritura me rastin e zgjedhjes së kryetarit të PD

May 3, 2026
E pazakontë në Greqi, disa zona mbulohen nga dëbora, termometri zbret në -1 gradë

E pazakontë në Greqi, disa zona mbulohen nga dëbora, termometri zbret në -1 gradë

May 3, 2026
Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

May 3, 2026
Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!

Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!

May 3, 2026
Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

May 3, 2026
“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

May 3, 2026
Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In