• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta kërkon të eklipsojë Bashën! Po bën prova se çfarë do të bëjë, pasi të ikë nga Presidenca”

by A R
21/02/2020 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrja e presidenti Ilir Meta që qytetarët t’i bashkohen atij në 2 mars në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë, duket se është një tentativë për të “eliminuar” Lulzim Bashën nga kreu i opozitës.

Të paktën kështu mendojnë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “Sot”, ish-kreu i SHISH shprehu dje bindjen se lëvizja e presidentit Meta për të dalë në tubime është strategjike dhe bëhet në kushtet e emergjencës, pasi sipas tij, kryedemokrati Basha ka kohë që ka dalë nga korniza e udhëheqësit të opozitës.

Kështu që, duke parë situatën, Klosi theksoi se kreu i shtetit ka thirrur qytetarët në protestë për të dubluar e eklipsuar Bashën dhe për t’i marrë atij drejtimin e liderit të opozitës.

“Kam dëgjuar që Meta ka thirrur tubim në 2 mars dhe i ka kërkuar ndihmë opozitës që të mbushin sheshin. Kështu që, në kushtet kur Lulzim Basha nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është udhëheqës i opozitës presidenti Ilir Meta e ka kuptuar që ai nuk e bën dot këtë punë dhe është hedhur në aksion. Pra, Meta ka vendosur që të dalë në shesh për të marrë ai drejtimin e opozitës”, deklaroi Klosi.

Koçi: Meta synon të marrë frenat e opozitës

Por marrjen e frenave të opozitës nga presidenti Ilir Meta e ka paralajmëruar dje edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit

deklaroi dje se Meta ka thirrur protestë në dy mars, pasi sipas tij, po tenton të bëhet lider i opozitës. Në këtë kontekst, zoti Koçi theksoi se kreu i shtetit është në dijeni se i ka ditët e numëruara në Presidencë pasi do të shkarkohet nga mazhoranca, kështu që sipas tij, ka parë të udhës daljen në rrugë për t’u sprovuar sepse të ardhmen e sheh në politikë dhe vetëm si kreu i opozitës.

“Ilir Meta po bën provë gjenerale se çfarë do të bëjë, pasi të ikë nga Presidenca. Përmes protestës së 2 marsit presidenti Meta po tenton të marrë lidershipin shpirtëror dhe organizativ të opozitës, duke nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën”, deklaroi ai.

Po ashtu, zoti Koçi theksoi se një tjetër arsye se përse presidenti Meta ka ashpërsuar reagimin dhe është hedhur në aksion kundër mazhorancës qeverisëse është mbrojtja e LSI, pasi sipas tij, kjo forcë politike po shkon drejt kapitullimit. “Banda e rilindjes se 14 shtatorit do protestoje me bisht nder shale ne 2 Mars! Lëvizja e Metës është një përpjekje për të rilindur peshën e humbur të LSI brenda opozitës”, nënvizoi Koçi.

/a.r

Next Post
Rindërtimi pas tërmetit, Rama shpjegon planin për 18 zonat e reja të zhvillimit

“Rruga e drejtë për ta nuk ekziston...”, Rama e nis ditën me një mesazh thumbues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In