• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta kërkoi që LSI të kishte anëtarë në Kushtetuese, zbulohet propozimi

by Java News
11/09/2019 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta nisi në muajin korrik të këtij viti një fushatë të paprecedentë sulmesh kundër reformës në drejtësi, investimit më të madh të SHBA-BE në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit. Meta e etiketoi reformën në drejtësi si Ramaformë dhe pjesë të një komploti ndërkombëtar, ndërsa sulmeve të tij iu përgjigj në mënyrë të tërthortë Ambasada Amerikane në Tiranë me 8 mesazhe në mbrojtje të reformës. Sipas kreut të shtetit ‘Ramaforma e la vendin për Gjykatë Kushtetuese’, anëtarët e të cilës, përveç Vitore Tushës të cilën Meta e propozoi për kryetare të KLSH, u shkarkuan për pasuri të paligjshme ose dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Po sa i vërtetë është shqetësimi i Presidentit për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe cili ka qenë plani i tij për këtë gjykatë? Cila është ideja e Metës për pavarësinë e Kushtetueses?

Shqiptarja.com sjell në vëmendje një dokument të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të vitit 2015, në atë kohë me në krye Ilir Metën, ku LSI kërkon të ketë anëtarë të saj në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç përfaqësohet me anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dokumenti me propozimet e LSI është hartuar në kuadër diskutimeve në atë kohë për ndryshimet Kushtetuese, të miratuara një vit më vonë, ku u projektua arkitektura e drejtësisë së re. Dokumenti është dorëzuar në komisionin për reformën në drejtësi. LSI në atë kohë me në krye Metën propozonte që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidheshin mes marrëveshjes mes partive politike, duke ruajtur balancën e përfaqësimit si në KQZ. “Një shembull i mirë që ka funksionuar sa i përket vendimmarrjes konsensuale dhe që nuk lidhet me vendimmarrjen me shumicë të cilësuar, duke ruajtur balancën, është zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu praktika e derisotme në emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese sipas një marrëveshje politike për paritet ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka dhënë rezultat. Gjykata Kushtetuese në sjelljen e saj nuk ka krijuar shumë hapësira për kontestim publik. Ajo ka qenë dhe mbetet një gjykatë jo e kontestuar”, thuhet në dokumentin e LSI-së.

Punonjës administrate në Kushtetuese
Në propozimin e formuluar, LSI-ja kërkonte që anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të bëheshin edhe punonjës të administratës publike. “Emërimi i anëtarëve për vendet vakante kryhet nga Presidenti i Republikës, i cili mbledh kandidaturat, sipas propozimit konsensual të grupeve parlamentare. Kandidaturat konsensuale votohen nga Kuvendi… Kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhen të plotësojnë sidomos këto kritere: kandidatët duhet të kenë përvojë pune si gjyqtar jo më pak se 15 vjet, ose përvojë si jurist jo më pak se 20 vjet si prokurorë, avokatë, pedagogë të së drejtës, punonjës në administratën publike, të mos jenë dënuar më parë, të mos kenë marrë pjesë në aktivitete politike të partive politike, si dhe të mos kenë marrë pjesë në organet drejtuese të partive politike”, thuhet në propozimin e LSI. Ky propozim u hodh poshtë nga ndërkombëtarët. Varianti i miratuar në korrik të 2016 parashikon që kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese listohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë zgjedhin nga tre anëtarë mes tre emrave të renditur në krye të listës nga KED. Pra, varianti i miratuar, ndryshe nga propozimi i LSI, nxjerrë jashtë loje partitë politike nga zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Propozimi i plotë i LSI-së për Gjykatën Kushtetuese
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë.

2. Emërimi i anëtarëve për vendet vakante kryhet nga Presidenti i Republikës, i cili mbledh kandidaturat, sipas propozimit konsensual të grupeve parlamentare. Kandidaturat konsensuale votohen nga Kuvendi.

3. Në rast se grupet parlamentare nuk arrijnë të sigurojnë konsensus për propozimet, atëherë Presidenti i Republikës përcjell për votim, për çdo vend vakant, kandidatura alternative, me propozime të përbashkëta ose të veçanta të grupeve parlamentare. Në këtë rast, kandidaturat votohen me votim të përbashkët, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga deputetët e Kuvendit dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor.

4. Deputetët dhe gjyqtarët gëzojnë të drejtën e një vote për çdo vend vakant.

5. Rregullat për procedurën e votimit përcaktohen në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Kuvendit.

6. Gjyqtarët zgjidhen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

7. Kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhen të plotësojnë sidomos këto kritere: kandidatët duhet të kenë përvojë pune si gjyqtar jo më pak se 15 vjet, ose përvojë si jurist jo më pak se 20 vjet si prokurorë, avokatë, pedagogë të së drejtës, punonjës në administratën publike, të mos jenë dënuar më parë, të mos kenë marrë pjesë në aktivitete politike të partive politike, si dhe të mos kenë marrë pjesë në organet drejtuese të partive politike.

Varianti i miratuar nga Parlamenti nën presionin e SHBA-BE
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit.

2. Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.

3. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.

5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.

6. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

7. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 127, paragrafi 1, nënparagrafët “c”, “ç”, “d” dhe “dh”. (Shqiptarja.com)/l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e mërkurë 11 shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In