Presidenti Ilir Meta, i nervozuar i ka bërë apel dhe njëherësh presion Policisë që mos të përfshihet në zgjedhje.
“Unë i kam të dhënat dhe e monitoroj situatën çdo ditë, në Durrës dhe Elbasan dhe mos të guxojë njeri që të prekë një votë. Ekipet e Presidentit do të jenë aty ku janë dyshimet më të mëdha”, ka paralajmëruar Meta.
Presidenti e ka argumentuar lëvizjen e tij për denoncuar vjedhjen e votës, me një meme, “kush shet votën, shet motrën”.
/a.r











