• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta jep arsyet se pëse ktheu ‘buxhetin 2019’ në Kuvend, asnjë fjalë për dialog

by Java News
13/12/2018 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend dekretin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Njoftimi është publikuar në faqen e Presidencës. Në njoftim thuhet se shkak për kthimin e dekretit nga Meta janë bërë kërkesat e studentëve të cilët duan rritje të buxhetit për arsimin vitin e ardhshëm, ndërsa prej 10 ditësh ndodhen në protestë. Një nga kërkesat e studentëve është pikërisht rritja e buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së me qëllim përmirësimin e kushteve në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese. Sipas Metës, kërkesat e studentëve janë vlerësuar nga politika si të drejta, legjitime dhe të realizueshme dhe për rrjedhojë ai i ka dhënë një shans të dytë Kuvendit dhe maxhorancës për të rishikuar buxhetin dhe reflektuar në të pretendimet e studentëve.

Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Pas këtij vendimi të Metës nuk vonoi reagimi i kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu). Kreu i qeverisë e lidh kthimin e dekretit me propozimet e LSI për buxhetin të cilat u rrëzuan nga maxhoranca sot në Kuvend (Lexo këtu). Rama shkruan në rrjetet sociale se nuk është i surprizuar nga ky qëndrim i kreut të shtetit, ndërsa shton se vijon presioni ndaj studentëve për t’i mbajtur ata larg dialogut me qeverinë për zgjidhjen e tetë kërkesave.

Në një kohë kur studentët vijojnë protestën, kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm të plotësojë tetë kërkesat e studentëve, madje edhe duke i tejkaluar ato, por nevojitet dialog. Kërkesë të cilën Rama e përsëriti edhe sot gjatë seancës së Kuvendit (Lexo këtu).

Mbetet për t’u parë nëse maxhoranca do reflektojë vërejtjet e Metës dhe kërkesat e studentëve në buxhetin e vitit të ardhshëm, por vlen të theksohet se kthimi i dekretit bën që drafti t’i nënshtrohet edhe njëherë procedurës parlamentare në komisionet e Kuvendit dhe më pas të hidhet në votim në një seancë të posaçme e cila do të caktohet nga Konferenca e Kryetarëve. Kjo është hera e parë në historinë e 28 viteve të fundit që një kryetar shteti kthen dekretin për buxhetin e votuar në Parlament.

Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”
Të nderuar deputetë,
Në seancën plenare të datës 3 dhjetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.
Me shkresën e Kuvendit nr.3879 prot, datë 12.12.2018, ky ligj i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.
Në mbështetje dhe në ushtrim të së drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës të parashikuar nga neni 85 pika 1 e saj, ligji nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019” ju nënshtrua shqyrtimit të tij të detajuar.

Në shqyrtimin e këtij ligji, Presidenti i Republikës ka vlerësuar në mënyrë të veçantë edhe situatën e krijuar në vend si pasojë e protestave të studentëve në universitetet e vendin tonë.

Trajtimi optimal i nevojave të shoqërisë dhe ekonomisë, si dhe përmbushja e objektivave socialë të shtetit shqiptar, janë arsye objektive dhe argumenta të qëndrueshëm që Kuvendi i Shqipërisë të rimarrë dhe të ripunojë këtë ligj të rëndësishëm.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, është ligji themeltar i shtetit dhe si i tillë, respektimi i parimeve, të drejtave themelore dhe objektivave socialë të saj janë detyrë primare e organeve publike, por më së pari detyrë e qeverisë dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Në nenin 57 pika 1 të Kushtetutës, parashikohet se “Kushdo ka të drejtën për arsimim”, ndërkohë që, në nenin 59 të saj, kushtetuta parashikon shprehimisht se;

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë;

b) plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim;

c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;

ç) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të pazënë me punë;

d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;

dh) shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;

e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët;

ë) zhvillimin e sportit dhe të veprimtarive ripërtëritëse;

f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;

g) mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe.

Referuar të drejtave themelore dhe objektivave socialë të parashikuar në Kushtetutën e vendit, Presidenti i Republikës vlerëson se Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë gjatë hartimit dhe miratimit të buxhetit të shtetit duhet të tregojnë kujdesin e duhur, në mënyrë që fondet publike dhe mënyra e përdorimit të tyre të reflektojnë maksimalisht përmbushjen e kërkesave reale të shoqërisë shqiptare.

Presidenti i Republikës ka ndjekur me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve të vendit tonë dhe ka evidentuar se kërkesat e tyre kanë të bëjnë edhe me mbështetjen më të madhe buxhetore për sistemin arsimor, sidomos për institucionet e Arsimit të Lartë.

Presidenti i Republikës duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe për garantimin e stabilitetit në vend, në përfundim ka vendosur, “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.

Kthimi për rishqyrtim i këtij ligji është i domosdoshëm. Qeveria dhe Kuvendi duhet të evidentojnë në mënyrë shteruese të gjitha mjetet dhe të bëjnë një vlerësim objektiv të mundësive financiare që shteti disponon për t’i dhënë përgjigje nevojave jetike të studentëve.

Presidenti i Republikës, në shqyrtim të ligjit nr.99/2018, vlerëson se duhet bërë më shumë përpjekje nga qeveria dhe Kuvendi për zgjidhjen e plotë të kërkesave të studentëve për një sistem arsimor cilësor, i cili të garantojë shanse të barabarta për të gjithë studentët pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Bazuar në sa më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, si President i Republikës, kam vendosur kthimin e ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, për rishqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Next Post
Drejtoria e Transporteve: Ndalohet shitja e targave “VIP”!

Drejtoria e Transporteve: Ndalohet shitja e targave “VIP”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

February 4, 2026
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In