• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtoria e Transporteve: Ndalohet shitja e targave “VIP”!

by Java News
13/12/2018 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar një serë masash të reja të marrë dy ditët e fundit. Një ndër masat e marra është ajo e targave me seri 001-009, 100-900, 101-909, 111-999 që njihen ndryshe edhe si targa “VIP” për të cilat do ët ndalohet prodhimi deri në tarifimin on-line. .

“Nga sot targat e këtyre serive: 001-009, 100-900, 101-909, 111-999, me çdo gërmë para – mbrapa, bllokohen në sistemin e targimit dhe ndalohet prodhimi deri në tarifimin me rezervim online! Stop shitjes së targave “VIP” në të zezë në të 13 Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR!” njofton drejtoria.

Një vendim tjetër i marrë është edhe ai që zgjat oraret e punës në sportelet e drejtorive rajonale të transportit rrugor.

“AllDayOpen! Për të lehtësuar nevojat e atyre qytetarëve që kanë pamundësi të paraqiten në sportelet e Drejtorive Rajonale të DPSHTRR brenda orës 16, nga sot, çdo të Mërkurë, në të 13 Drejtoritë Rajonale jemi hapur deri në orën 19:00 për çdo shërbim e aplikim!” është vendimi tjetër i njoftuar.

Një vendim tjetër në këtë drejtim është edhe ai që lidhet me kontrollin fizik për mjetet e rënda.

“DPSHTRR më afër! Nga 17 Dhjetori 2018 Kontrolli Fizik për Flotat, mjetet e rënda, autobuza, automjete në parqe të shitësave të autorizuar e biznese, në të gjitha drejtoritë rajonale, DO VIJË TE JU! Jo rëndim trafiku, jo humbje kohe, personeli e karburanti! Me rezervim #EasyCheck” shkruan në një postim tjetër në faqen zyrtare DPSHTRR.

E sa i përket fondeve që vetë institucioni shpenzon, një masë e marrë është ajo për anulimin e blerjes së kartolinave e zarfave për urimet e fundvitit.

“DPSHTRR anulloi çdo blerje për kartolina, kinkaleri qokash, kalendare e zarfa për inercinë e fundvitit! Mesazhet elektronike janë gratis, jetohet online! Mbrojmë pyjet, shpenzim vetëm te nevojat për shërbim cilësor, kursim kohe, mirëadministrim fondesh publike! #AsnjëQindarkëDëm” njofton DPSHTRR.

Po ashtu, një masë tjetër lidhet me korrupsionin në dhënien e lejeve të drejtimit. Vendimi përcakton se duke nisur nga 17 dhjetori i këtij viti, do të disiplinohet tavani I numrit të aplikimeve nga autoshkollat.

“Sfida e ndalimit të marrjes së testeve teorike/praktike për leje drejtimi, pa mësuar, me shuma të majme në të zezë, do prekë 360 gradë tërë sistemin! DPSHTRR disiplinon tavanin e numrit të aplikimeve nga Autoshkollat bazuar në numrin e mjeteve/kalendar! Jo fiktivitetit! Jo rryshfetit! “ njofton drejtoria.

Po ashtu, një vendim tjetër i marrë është ai që parashikon që duke nisur nga 17 dhjetori, shërbimi i transferimit të dosjes do të bëhet vetëm me një vizitë.

“Nga 17 Dhjetori 2018 shërbimi për transferimin e dosjes nuk do jetë më kalvar! Qytetari/subjekti do paraqitet 1 herë (Jo 2-4!) në sportelet tona me dokumentat e kërkuar dhe do t’i jepet shërbimi i plotë direkt, menjëherë! Fenomeni Ik e eja sa të vijë dosja MBARON!” njofton DPSHTRR në faqen zyrtare në “Facebook”./a.meta

Next Post
Rama, replikë me studentët: Kush po e bën telefonin e prishur? Nuk kërkova negociata

Rama: Ligji për Arsimin e Lartë efikas, zbatimi i tij ka çaluar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com