Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka thënë se indeksi i rritjes së korrupsionit po ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë në vend.
Sipas tij, falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën.
Meta shtoi se “vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare”.
Postimi i plotë:
Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Vetëm Ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare!
2023, VIT I NDRYSHIMIT!
/s.f