• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Meta ishte ushtar i partisë së vet që prishi rregullat’/ Shehi: Duhet një president i urtë jo si këta agresivët që…

by Java News
09/02/2022 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, tha se procesi i shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, është një nismë krejtësisht politike e socialistëve, me të cilën duan të tregojnë se janë më të fortë se kundërshtarët e tyre.

“Komisioni Hetimor, shkarkimi i Presidentit, është lëvizje politike. Unë po mbroj institucionin, jo Ilir Metën. Ka pasur dhe të tjerë që janë sulmuar në mënyrë të rëndë nga mazhoranca. Janë histori të kota që nuk kanë impakt. Ne pas tre muajsh zgjedhim presidentin e ri dhe bëjmë këtë sherr në sytë e botës. Ata kanë të drejtë të thonë “këta nuk janë të zotë të bëjnë shtet”. Ky kryeministër, sikur nuk i mjafton gjithë ky pushtet, vazhdon me këmbëngulje të rrënojë institucionin që e sheh si kundërshtar, me numrat e Parlamentit, presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Qytetari i thjeshtë thotë “ky është i fortë, i qëroi këto. Ky e ka në dorë”. Prodhon ide nga ato të kohës së Enver Hoxhës”, tha Shehi i ftuar në “Dita jonë”, në A2 CNN.

“A ka Presidenti gjynahet e veta, a mund të ketë tejkaluar limitet e detyrës? Sigurisht që po. Por nuk është kjo e mjaftueshme për të krijuar një precedent kaq të rrezikshëm. Të gjithë popujt normal i ruajnë institucionet e veta, qoftë edhe formalisht”.

Shehi pranoi se Presidenti i radhës, sigurisht që nuk mund të bëjë dot si zoti Meta. “Këta që bëjnë zhurmë sot e kanë vënë vetë Metën. Nëse largojmë këtë zotëri, ai që vjen pas tij do të jetë gjysmë-president. Sepse roli i tij është demoluar me vite. Që nga ana Kushtetuese, nga zgjedhja me 2/3-at, presidenti u bë nëpunës i thjeshtë i Partisë. Meta prishi rregullin, sepse ishte edhe oficer, edhe ushtar i partisë së vet. Dhe përfunduam te Meta, që është thuajse një president partiak, kuptohet i partisë së vet. Kemi 10 vite që zgjedhim president nga 40 vjeç. Presidenti supozohet që është një njeri i urtë. Këtu të gjithë presidentët e Shqipërisë janë marrë me politikë në mënyrë agresive, sepse vijnë nga një funksion shumë i lartë”.

g.kosovari

Next Post
Tabaku publikon pamjet brenda inceneratorit të Fierit: Qytetarët panë dje se nuk ishte funksional. Mbi 28 milionë euro të dhuruara

Tabaku publikon pamjet brenda inceneratorit të Fierit: Qytetarët panë dje se nuk ishte funksional. Mbi 28 milionë euro të dhuruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com