Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka biseduar me eurodeputetin Knut Flekenshtajn. Mësohet se në këtë bisedë telefonike, Meta e ka informuar eurodeputetin në lidhje me ecurinë për reformën në drejtësi raporton Panorama.
Siç thuhet në njoftimin për shtyp, kryeparlamentari e ka siguruar Flekenshtajn se “besoj në zgjidhje konsensuale”.
Faktori ndërkombëtar ka reaguar me zhgënjim për situatën e krijuar që mbrëmë në darkë deri sot, kur nuk po gjendet ende asnjë zgjidhje për të çuar pastaj në miratimin e reformës në drejtësi./a.m.