• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Meta inauguron fabrikën e përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor

by Java News
15/03/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kjo fabrikë e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit dhe e ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies. Në ceremoninë e inaugurimit, Ilir Meta shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj si dhe Rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fatos Harizaj.

Pasi preu shiritin e inaugurimit dhe pasi u njoh nga afër me këtë investim mjaft të rëndësishëm për studentët e UBT-së dhe me proceset e punës së fabrikës, Kryetari i Kuvendit tha se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve.

“Është kënaqësi dhe për mua që sot në një ditë të rëndësishme, në Ditën e Konsumatorit, dhe konsumatori është mbreti i tregut, përurojmë këtë qendër të standardeve evropiane për përpunimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij këtu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve tanë, duke filluar që nga fëmijët edhe të gjithë gjeneratat e tjera. Është një rritje e vetëdijes për të përmirësuar standardet e ushqimit dhe për të arritur standardet më të larta evropiane. Jo vetëm për të kënaqur kërkesat e larta dhe në rritje të konsumatorëve tanë, por njëkohësisht edhe për t’ju përgjigjur nevojës të konkurrimit të produkteve tona në tregjet ndërkombëtare”, – tha Meta.

Në prononcimin e dhënë për mediat, kryetari i Kuvendit vlerësoi fuqizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe shprehu kënaqësinë që studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore dhe të lidhin akoma më mirë dijet që ata marrin me përvojën konkrete.

“Është kënaqësi të shohim që Universiteti Bujqësor i Tiranës po fuqizohet edhe me këtë qendër të re të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, e cila është vërtet e standarde europiane. Është kënaqësi të shohim që studentët këtu do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore dhe të lidhin akoma më mirë dijet që ata marrin me përvojën konkrete, por njëkohësisht jam i bindur që kjo qendër do të jetë e hapur dhe do të jetë bashkëpunuese edhe me të gjithë të interesuarit për të rritur aftësitë dhe kapacitet e tyre në drejtim të përvetësimit të metodave më bashkëkohore të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij këtu”, – u shpreh Meta.

Sakaq, Kryetarit i Kuvendit theksoi se në vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas dhe ka një vëmendje të shtuar në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit. Meta shprehu bindjen se ka ende punë për të bërë në mënyrë që të përmbysen në aspektin pozitiv, raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë.

“Në vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas, ka një vëmendje të shtuar dhe më të madhe në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit, por jam i bindur, dhe besoj se këtë mendim ndani edhe ju, se jemi ende larg asaj që duhet të arrijmë dhe që duhet të synojmë për t’i përmbysur në mënyrë pozitive, sa më shpejt të jetë e mundur raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë. Dhe unë besoj se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka një traditë të shkëlqyer, e ka rimarrë veten në mënyrë mjaft cilësore dhe domethënëse në vitet e fundit dhe do të jetë një kontribuues dhe një partner mjaft i kualifikuar për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, – tha Meta. – Kjo pasi këtu drejtojnë profesor, pedagogë, të cilët kanë studiuar, jo vetëm këtu, por kanë studiuar edhe unë universitetet më të mira të Europës dhe ndërkombëtare dhe dijet e tyre, të bashkuara edhe me këto kapacitete të fuqishme laboratorike në rritje, që po investohen këtu, t’ua transmetojnë gjeneratave të reja në mënyrë, që Shqipëria t’i shfrytëzojë të gjitha resurset e saj natyrore për të realizuar një hop cilësor në zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin e industrisë ushqimore”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë prononcimit të tij.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panaritin deklaroi në fjalën e tij se kjo qendër e përpunimit të qumështit është tregues i drejtimit të duhur të zhvillimit. Ministri Panariti theksoi se këtë vit është zbutur bilanci negativ tregtar që ishte trashëguar, ndërsa apeloi për konsumim të produkteve shqiptare pasi ofrojnë cilësi dhe siguri. “Ne këtë vit kemi bërë një hap të rëndësishëm në zbutjen e bilancit negativ tregtar që patëm të trashëguar duke pasur një dominim akoma më të madh të produkteve të bujqësisë shqiptar dhe të blegtorisë në tregun tonë dhe dekurajimin e produkteve të importuara. Mendoj dhe kam bindjen se produktet tona plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe të sigurisë”, theksoi Panariti.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, Meta, vizitoi po në ambientet e UBT-së edhe Laboratorin e Teknologjisë së Përpunimit të Drithërave dhe Produkteve Konditore i rinovuar falë kontributit të Prof. Abdyl Sinanit dhe disa kompanive private. Në këtë laborator modern studentët kanë të gjitha kapacitetet teknologjike për të përpunuar të gjitha produktet e drithërave dhe për të realizuar çdo analizë përkatëse për të parë me imtësi rezultatet dhe standardet e këtyre produkteve.

Next Post

E frikshme, poshtë verandës së shtëpisë hapet galeria 100 metra (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In