• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta i shkruan Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ: Sa bashki janë pa kryetarë?

by A R
17/01/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë, Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon Kryeministrisë informacion mbi njësitë vendore ku kryetarëve iu ka mbaruar mandati në mënyrë të parakohshme. “BalkanWeb” zbulon letrën që Presidenti Meta i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Sipas KQZ pa kryetar janë vetëm tre Vora, Dibra dhe Shkodra dhe jo gjashtë siç është pretenduar nga Presidenti.

KQZ thotë se nuk kanë asnjë informacion për Lushnjen, Rrogozhinën dhe Durrësin.

Ndërkohë në letrën e Kreut të Shtetit drejtuar Kryeministrisë thuhet se ‘për raste të tjera të vakancave të krijuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është vënë në dijeni dhe brenda kompetencave të veta ju vë në dispozicion informacionin e saktë vetëm për sa është në fushën e vet të përgjegjësisë ligjore’.

“Referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, sipas të cilave rregullohet procedura dhe parashikohen organet që bëjnë konstatimin e përfundimit të parakohshëm të mandatave të Kryetarëve të Bashkive, në rast të dorëheqjes, shkarkimit, apo të humbjes së jetës, kërkojmë nga ana juaj plotësimin e informacionit të sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i Presidencës.

Dy kërkesat që Presidenti kërkon informacion janë:

– Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

– Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

/a.r

Next Post
FOTO/ Arratisje spektakolare nga qelia e të riut shqiptar, alarmohet policia greke në Athinë

FOTO/ Arratisje spektakolare nga qelia e të riut shqiptar, alarmohet policia greke në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In