• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta i përgjigjet Ruçit: Kuvendi të vendosë nëse është me shtetin apo mafiozët

by Java News
06/03/2020 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i thënë se i ka kërkuar bashkëpunim për shpërndarjen e parlamentit.

Në konferencën për mediat, u pyet se çfarë do të bëjë tani që maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë për dekretin që ai firmosi në tubimin e 2 marsit.

“Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkojë hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t’u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz“, u shpreh Meta.

Sa i përket datës 15 mars që ka vendosur si afat për shpërndarjen e parlamentit, Meta u shpreh se: “Nuk ka negociata”.

Më 2 mars, ai firmosi dekretin kundër betimit te “Lana” të anëtarëve rë Gjykatës Kushtetuese, pasi Parlamenti i hoqi me ligj kompetencat për betimin e gjyqtarëve para Presidentit, teksa tha se do rikthehet sërish për “dekretin tjetër”.

“Para se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin te ‘Lana’ të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj. Vdekje grushtit të shtetit! Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës!”, tha ai.

Presidenti dha si afat datën 15 mars, kur tha se, “Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo“.

g.kosovari

Next Post
“Nuk na ka ardhur asnjë formular”/ Vëllezërit vlonjatë në shënjestër të OFL, pronarë të një resorti në Radhimë

Të dënuar për trafik droge, OFL u kërkon të justufikojnë pasurinë 2 “të fortëve” nga Berati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In