Meta i përgjigjet nga qelia Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK

Një përplasje në distancë mes ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit për qëndrimet e tyre në raport me akuzat dhe dosjen e SPAK. Një deklaratë e Kryemadhit para Prokurorisë së Posaçme ku akuzoi ish-bashkëshortin e saj se flet me gjuhën e Altin Dumanit, solli reagimin e ashpër të Ilir Metës, i cili nga qelia e quajti ‘Zeqine’ e SPAK.

Reagimi i plotë i Metës

Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK-ut

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com