• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta i përgjigjet homologut grek: Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit

by A R
08/02/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos i cili pak ditë më parë i kërkoi Tiranës zyrtare të mos e përmend më çështjen Çame.

Në një intervistë “Albanian Daily News” ai ushpreh se qëndrimet e Pavlopoulos nuk sjellin energji pozitive.

“Pavlopulos nuk është ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit. Ne duhet të ruajme qetesine dhe respektin reciprok”, tha Meta.

“Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në përputhje me mesazhet e fundit publike dhe angazhimet e Ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias për të liruar energjitë e reja pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve duke trajtuar pengesat e së kaluarës me konstruktivitet. Spektri i bashkëpunimit mes dy vendeve ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona, por, mbi të gjitha, për popullin dhe qytetarët tanë. Natyrisht, mund të ketë edhe çështje të caktuara mbi të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme, por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe të prekim bashkëpunimin e plotë dhe jetësor për të dy vendet tona dhe për njerëzit. Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument, por, në radhë të parë, është një mënyrë komunikimi e bazuar edhe në respektin reciprok”, deklaroi Meta.

Pak ditë më parë Pavlopoulos u shpreh se “Është e papranueshme që udhëheqja e Shqipërisë në këto momente të ngrejë çështjen çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë europiane”.

Pa e fshehur gjuhën e ashpër, me të cilën po artikulonte kërcënimet për perspektivën europiane të Shqipërisë, Pavlopoulos tha se historia e çamëve në Greqi është më mirë të harrohet sesa të risillet në aktualitetin politik. “Më vjen keq që jam kaq i ashpër, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit, ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapë- sirën greke”, ka deklaruar Pavlopoulos.

Next Post
Sevilla e Montellas kalon e para në finale të Kupës së Mbretit

Sevilla e Montellas kalon e para në finale të Kupës së Mbretit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

October 31, 2026
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In