• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta i jep një “dorë” Berishës: Partia Demokratike ka problem legjitimiteti të lidershipit

by Java News
16/11/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti gjate nje bisede ne studio thote se PD-ja probleme me lidershipin, duke i dhene keshtu nje “dore” ndihme Sali Berishes, i cili e akuzon pikerisht ne kete menyre Bashen, si kryetar ilegjitim.

“Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike.” u shpreh Meta.

Pyetje: Po kjo Gjykatë Kushtetuese pritet gjithashtu të vendosë edhe për kushtetutshmërinë e vendimit të Parlamentit të kaluar për shkarkimin tuaj. Çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta në rast të një vendimi për shkarkim?

Presidenti Meta: Presidenti nuk merret fare me këtë çështje. Me këtë çështje merret vetëm Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës, zoti Bledar Dervishaj.

Kjo është një çështje që nuk ekziston fare në axhendën e Presidentit të Republikës Ilir Meta!

Pyetje: Edhe në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin tuaj?

Presidenti Meta: Sot mund t’ju them se edhe një nga qëllimet e atyre, që nxitën djegien e mandateve, që nxitën lojërat për zgjedhjet vendore dhe gjithë ato kriza që u krijuan në Shqipëri, tani po kuptohet qartë si u krijuan, kush i krijoi, dhe që janë më të hershme se sa mendoni ju dhe ne: Ata kishin plan edhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por nuk ishte ky problemi. Kishin në plan që edhe Gjykata Kushtetuese të kapej që para tri vitesh me shpejtësi. I mbani mend ato që betoheshin te noterja tek Lana apo i harruat?

I harruat ju këto gjëra dhe thoni: Ku jemi pas kaq kohësh në Shqipëri. I harruat! Harrojini! Se ju serviren lajme të tjera: Çfarë ka veshur Presidenti sot! Apo Presidenti e rriti tonin aty! Shikoni ata fermerët atje që po falimentojnë! Ai është problemi i  Shqipërisë, sepse në qoftë se bie mbjellja 30%, bie prodhimi aq, në invers shtohet numri i njerëzve që ikin. Se po nuk u mbështet bujqësia, po nuk u mbështet turizmi, do të ikin njerëzit se njerëzit e Shqipërisë me këto jetojnë, nuk jetojnë me reklama!

Pyetje: Zoti President, dua t’i rikthehem edhe një deklarate që keni bërë më datë 1 mars të këtij viti, ku deklaruat përpara zgjedhjeve: Nëse Edi Rama do të marrë 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë më 26 prill do të dorëzoj Zyrën e Presidentit dhe do të marr udhëheqjen e opozitës, pasi kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka lidership opozitar. Përse nuk e mbajti Presidenti zotimin?

Presidenti Meta: Në qoftë se do t’i merrte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Pas masakrës elektorale siç tha Kryetari i Partisë Demokratike dhe shqetësime të tjera të ngritura nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen. Dhe sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e tij deri në fund.

Presidenti Meta: Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike./m.j

Next Post
VIDEO/ Makina e autorëve u gjet e djegur! Ekzekutimi i biznesmenit në Athinë, media greke: U vra me gjakftohtësi nga dy shqiptarë

VIDEO/ Makina e autorëve u gjet e djegur! Ekzekutimi i biznesmenit në Athinë, media greke: U vra me gjakftohtësi nga dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In