• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta i dorëzon pataten Flamurit

by
04/06/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që Shqipëria është në fushatë kjo duket edhe nga seanca/seancat e Kuvendit. Ilir Meta është përfshirë në replika të ashpra me deputetin e Kukësit Flamur Noka. Situata në terren dhe sidomos sondazhet e papublikuara, por që janë në dispozicion të partive kryesore të vendit, kanë bërë të shpërthejnë akuza reciproke, të cilat më shumë se për sot, duket se do të marrin kuptim nesër.

Sherrin e fillon Noka i cili pretendon blerje votash në terren dhe Meta i përgjigjet me rrugën e drejtësisë: denonco rast pas rasti siç kam bërë dhe unë vetë, në raste të ndryshme.

Vazhdon deputeti demokrat duke pretenduar se Meta aktron për problemet e Kukësit dhe merr përgjigjen se shumë shpejt në Kukës do të vihet në funksionim aeroporti. Kryetari i Kuvendit rikujton rolin e tij edhe personal në ndërtimin e këtij aeroporti në kohën kur ishte kryeministër në fillim të viteve 2000. Dhe që andej e zbret diskutimin në terren konkret dhe në situata konkrete e shumë të ndjeshme për qytetarin: “Kemi vënë në rrugën e zgjidhjes problemin e patates së Shishtavecit. Eshtë siguruar madje dhe tregu për të”. Meta shkon dhe më tej duke e ftuar Nokën për t’i parë në sy problemet kuksiane mbas 21 qershorit. Përballë nervozizmit të krijuar në seancë, Meta ka vazhduar të përsërisë parrullën tashmë të njohur: “Me qetësi e dashuri”, ndonëse në sallë ka pasur shumë tension dhe natyrisht shumë urrejtje dhe ndarje mes palëve.

Ilir Meta, por dhe Edi Rama janë përfshirë fort në fushatën elektorale për qytetin verilindor të Kukësit. Ata kanë përzgjedhur për të konkuruar aty Hasan Halilajn, kryetarin aktual të bashkisë, të cilin për momentin, të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues. /L. V./

Next Post

Opozita përplaset me biznesmenin izraelit për Ajola Xoxën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

July 25, 2026
Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

July 25, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi

July 25, 2026
Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

July 25, 2026
Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

July 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

July 25, 2026
Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

July 25, 2026
Dëbimi/ Shkupi shpall persona ‘non-grata’ tre diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor dhe i papërgjegjshëm!

Plagosja e Shkupit shqiptar

July 25, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

July 25, 2026
206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In