Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i akordoi dekoratën e lartë “Nënë Tereza” ish- kryeministrit italian Massimo D’Alema.
Në ceremoninë e organizuar në Presidencë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij presidenti Meta tha se D’Alema një mik i çmuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
“D’Alema, një nga figurat kryesore të politikës italiane, qeveria e tij luajti rol kryesor në aksionin historik të NATO-s për lirinë e Kosovës.
Qeveria D’Alema mbajti barrën kryesore të operacionit humanitar të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Mirënjohje të thellë D’Alemas për të gjithë mbështetjen ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve”, tha Meta.
Ndërsa ish- kryeministri italian tha se Ilir Meta është një mik i madh i Italisë dhe mik i imi personal
“Falenderoj thellësisht për nderin e lartë Presidentin Ilir Meta. Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE është objektiv themelor i politikës së jashtme italiane.
Vlerësoj maksimalisht kontributet e Ilir Metës për demokratizimin e Shqipërisë. Kënaqësi të kem bashkëpunuar me Ilir Metën, figurë kryesore e politikës në Shqipëri. Nderimi që më bëhet sot është nderim për miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë”, tha D’alema./a.m.