• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Gati të jap dorëheqjen nëse duhet, propozoj takim të nivelit të lartë

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka ftuar kreun e mazhorancës Edi Rama, kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe dy ambasadorët e BE, Romana Vlahutin, dhe të SHBA, Donald Lu, që së bashku të gjejnë zgjidhjen për reformën në Drejtësi. Në një konferencë për shtyp, Meta ka propozuar që të mbyllen bashkë në ambientet e Kuvendit, derisa të gjejnë një zgjidhje për reformën.

Sipas kreut të Kuvendit, kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm “me mbylljen në një dhomë të Ramës e Bashës”, pasi sipas tij, akuzat e tyre, “janë përqendruar në faktin nëse kush do shkojë apo jo në burg nga reforma”.

“Duhet konsensus për ta shndërruar historinë e reformës kushtetuese për drejtësinë në një histori suksesi për të gjithë shqiptarët. Jo vetëm të atyre 91 % që e duan reformën, apo edhe atyre 9 % që kanë frikë nga reforma apo janë indiferentë ndaj saj. Kemi të bëjmë jo me ndryshme kushtetuese, por me ndryshime thelbësore të kushtetutës.

Nuk me ka pëlqyer aspak si ka filluar historia e reformës në drejtësi, dhe këtë ua kam bërë të ditur të gjithë aktorëve vendas e ndërkombëtarë. Dhe ja ku jemi, reforma që duhet të kalonte në pranvere, ka rrezik të asfiksohet nga stina e vapës që ka filluar. Përpjekjet për të shpikur fajtorë dhe për të mos gjetur konsensusin duhet të marrë fund, të paktën nga aktorët e përfshirë në këtë reformë vendas e të huaj, Rama, Basha, por edhe përfaqësuesit e nderuar që kanë mbështetur.

Kam kërkuar diskutime të nivelit të lartë politik, pas ardhjes së mendimeve dhe rekomandimeve nga Venecia, pasi gjithçka ka qenë mëse e qartë. Pavarësisht nga klima në të cilën është zhvilluar kjo reformën, ku për fat të keq nuk ka dominuar përqendrimin në çështjet themelore që do të ndryshohen në reformë, në vend të tyre kemi vënë re shkëmbime të vazhdueshme të akuzave se kush e ka vendin në burg sipas reformë së re të drejtësisë.

A thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë ën burg, në kohë që kjo reformë jo vetëm që nuk është pronë e politikës, pro reformim sistemin e drejtësisë dhe garanton drejtësinë për qytetarët.

Ashtu si zotit Lu është mua po më soset durimi. Por unë kam një propozim ndryshe. Në vend që Basha e Rama të mbyllen në një dhomë e o t’i gjejnë zgjedhje o jo këtë reformë. I ftoj të dy aktorët kryesore politikë ne vend, Ramën dhe Bashën, pse jo edhe dy ambasadorët e nderuar, Lu dhe Vlahutin, qe ne të mbyllemi këtu në Kuvendin t Shqipërisë, ku na ka sjellë sovrani, për t’i dhënë drejtësinë e munguar për të ardhmen. Por jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg, sepse ne jemi politikanë, apo ndryshe. Pasi kështu ne shkatërrojmë konsensusin e frymën konstruktive dhe gjithëpërfshirëse që do të ketë kjo reformë”, u shpreh Meta.

Meta tha se sheh rrezikun e dështimit real të kësaj reforme, pasi mazhoranca aktuale nuk i ka votat e nevojshme për miratimin e saj. Nga ana tjetër, sipas Metës miratimi i reformës pa konsensus apo pa përfshirjen e të gjithë palëve, do të shkaktonte destabilitet politik në vend.

Meta tha se “jam gati të jap dorëheqjen si kryetar i Parlamentit, nëse është e nevojshme për miratimin e Reformës në Drejtësi”.

Meta propozon shpërbërjen e Parlamentit pas miratimit të reformës në drejtësi, dhe ndërtimin e një qeverie ekspertësh. Ai thotë se do të japë dorëheqjen, në funksion të zgjidhjes së ngërçit me reformën në drejtësi, nëse kjo është e nevojshme, dhe pas kësaj të kalohet në zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë kjo deklarata e fortë e bërë mesditën e sotme nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

“Të gjithë duhet të sakrifikojmë për këtë gjë. Për t’i hequr kujtdo merakun, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i reformës është i domosdoshëm dhe duke e parë që mosbesimi është kaq shqetësues dhe kaq i lodhshëm, jam i bindur që zgjidhja është ndërtimi i një qeverie ekspertësh. Unë jam gati të jap dorëheqjen pas miratimit të reformës”, tha ai.

Sipas Metës, pas miratimit të reformës të ketë një qeveri ekspertësh që të mund të mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Është momenti i së vërtetës. Dhe kjo kërkon të bëjmë drejtësi, siç e meritojnë qytetarët shqiptare, dhe kjo le të bjerë mbi çdo politikan. Apo të vijojmë të bëjmë lojëra politike e elektorale. Sa i takon raporteve të mia me kryeministrin Rama, ju jeni njohur nga mediat që kemi patur një takim në Kryeministri para dy ditësh. Qëndrimi im ka qenë që përpara se të fillonte komisioni parlamentar. Ka qenë ky qëndrim drejtuar Bashës në takimin që kam zhvilluar me të për shkak të incidentit që ndodhi me kalendarin e Kuvendit, ku opozita akuzoi se qëllimisht ishin përfshirë ndryshimet kushtetuese, dhe u sqarua. Kam folur me të dy që ne të fillojmë një proces të pakontestueshëm. Raporti i tyre dihet në kuptimin e qëndrimeve, edhe raporti i ndërkombëtarëve për këto çështje. Raporti im është ky, ose të pestë ta zgjidhim, ose të pestë të ikim nga politika dhe diplomacia”, tha Meta.

Meta para mediave foli me tone kritike për sjelljen e aktorëve politike në vend në lidhje me reformën në drejtësi. Ai i ka dhënë përgjigje ftesës së ambasadorit amerikan Donald Lu, por edhe deklaratave të shkëmbyera midis liderëve të dy partive më të mëdha të vendit, Rama dhe Basha.

Sipas Metës, nuk është koha të mbyllen brenda në një dhomë Basha dhe Rama, por të pestë, Meta, Basha, Rama, Lu dhe Vlahutin për të gjetur një zgjidhje dhe të miratohet sa më shpejt reforma në drejtësi.

“Nuk bëhet reformë duke thënë ‘do shkosh ti në burg’. Reforma dhe konsensusi, atë që do Uashingtoni, Brukseli dhe qytetarët shqiptarët bëhet duke thënë ‘unë do shkoj në burg’, nëse kam shkelur ligjin. Vetëm duke folur kështu ne mund t’i japim vendit një Kushtetutë të re. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e radhës, por për 30 vitet që vijnë në këtë vend. Unë mbështes fuqimisht deklaratën e zonjës Nuland për të arritur konsensusin, mbështesim edhe propozimin hibrid por konsensusi është i domosdoshëm që të arrihet”, theksoi kreu i Kuvendit Ilir Meta.

d.i.

Next Post

Policia evakuoi Bonon nga Nice natën e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In