• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta fut në sherr demokratët/ “Do të jetë në listat e sigurta”, Çollaku për deklaratën e Nokës: Nuk duhet të ndodhë, PL është parti jo e djathtë

by S T
16/01/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se PD dhe PL nuk duhet të garojnë me lista të përbashkëta zgjedhore në 11 maj, që rrjedhimisht do të thotë se edhe kreu i PL, Ilir Meta, nuk duhet të jetë në listën e sigurt të PD-së.

Komentet Çollaku i bëri në ‘Ditari’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se PD dhe PL janë parti me ideologji dhe qëndrime të ndryshme dhe futja me një listë të përbashkët nuk sjell shtim të votive, por pakësim të tyre.

Ai tha gjithashtu se futja me lista të përbashkëta e PD dhe PL ka bërë që të majtët të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos shkojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë.

“Mendoj se Ilir Meta pavarësisht se në gjendjen në të cilën ai ndodhet, pavarësisht burgosjes, pavarësisht goditjes totalisht të paligjshme e të padenjë, unë mendoj që PD dhe PL janë dy parti të ndara, kanë dy elektorate të ndarë, kanë dy qasje të ndara dhe kanë dy qëndrime të ndara.

Unë do të isha në favor të tolerimit dhe të akomodimit në listat e PD të aleatëve historikë të djathtë që na bashkojnë programet politike.

I uroj shumë sukses Metës në betejën e tij ligjore, i uroj shumë sukses PL në garën elektorale, por unë mendoj që ne jemi dy parti të ndara dhe futja në lista të përbashkëta nuk ka prodhuar në asnjë rast histori suksesi. Ka bërë që vota të majta të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos votojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë”, tha Çollaku, shkruan A2 CNN.

Next Post
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq të përpunuar mund të rrisë rrezikun e demencës

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq të përpunuar mund të rrisë rrezikun e demencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com