• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta fushatë në Shijak: Programi i LSI hap 170 mijë vende pune

by A R
20/06/2017 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorë të Shijakut, ku kandidatët për deputetë të LSI në qarkun e Durrësit prezantuan programin elektoral.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili u shpreh se të rinjtë duhet të kenë mundësi për formimin e duhur profesional dhe duhen mbështetur me grante për të nxitur hapjen e bizneseve të reja.

“Na duhet që ti japim rinisë mundësi për formim profesional t’i japim mundësi për grante për kredi me interes të butë për të hapur biznes. Na duhet të çojmë përpara planin për 100 mijë vende pune të reja vetëm për të rinjtë, duke subvencionuar pjesën e pagës për çdo të ri që punësohet nga një punëdhënës për një kohë të caktuar. Që të subvencionojmë sigurimet shoqërore, shëndetësore për çdo të ri që punësohet për herë të parë për një vit në mënyrë që ne të bëjmë një Shqipëri kur të rinjtë çdo ditë të ndihen të sigurt se qeveria se Shqipëria është e tyre”, tha Meta, duke shtuar se ekonomia nuk mund të rritet dhe nuk mund të formalizohet pa ulur taksat e larta.

“Pa uljen e taksave nuk mund të zhvillohet një vend me kaq shumë probleme. Pa ulur kostot e biznesit, pa formalizuar ekonominë, nuk mund të rritet ekonomia jonë. Programi i LSI-së për uljen e taksave është njëkohësisht programi që sjell hapjen e 170 mijë vendeve të punës, ku 100 mijë janë vetëm për të rinjtë dhe të rejat”, deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit.

Ndërsa, kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun Durrës, Lefter Koka, tha para të pranishmëve se Shijaku, ashtu si gjithë Shqipëria, ka nevojë për zhvillime e përkushtim dhe se këtë mund ta bëjë një forcë politike që di të dëgjojë dhe të zgjidhë hallet e qytetarëve.

“Shijaku duhet të ketë një zhvillim shumë më shumë se sa në këtë qendër. Shijaku ka shumë ish-komuna që janë në mjerim. Shumë komuna ku ndarja e tokave dhe hipotekimi i tyre është bërë me mbivendosje dhe kërkon përkushtim. Kërkon një forcë politike e cila nesër do të jetë në qeverisje të di të dëgjojë dhe të zgjidhë problematikat rast pas rasti dhe vetëm ashtu mundesh t’i zgjidhësh, kur je në një bashkëbisedim të tillë, të bësh gjërat e duhura dhe të zgjidhësh problematikat e një zone siç është edhe Shijaku”, theksoi Koka./b.d

Next Post
Hetimi ndaj administratorit të LSI, reagon zv.Kryeministrja

Mandia e PD: Prokuroria te hetoj kryetarin e Bashkisë së Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com