• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta fton investitorët italianë: Ejani në Shqipëri, do gjeni parajsën

by Java News
08/11/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Itali ka zhvilluar disa takime me sipërmarrës duke i ftuar që të investojnë në Shqipëri. Gjatë takimit në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri. Kreu i Shtetit vuri në dukje se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj.

“Turizmi shqiptar mesa duket është “dashuria e re” e italianëve. Deri në shtator të 2018-ës, mbi 350 mijë turistë italianë kanë shijuar bukuritë e rralla të plazheve të virgjëra dhe ujërave të kristalta, të gërshetuara me malet magjepsëse dhe mbi të gjitha me një kulinari që impresionon dhe vetë italianët. Jam i sigurt që italianët vetëm në Shqipëri mund të hanë ushqim më të mirë se sa në Itali.

Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe “know-how” për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milionë për 2017.  Dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e “Unindustria Calabria” të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje.

Bujqësia, agro-turizmi dhe industria ushqimore janë sektorë që po njohin një zhvillim të shpejtë, të cilat vitet e fundit kanë zgjuar dhe interesin e investitorëve të huaj me kapital të mesëm financiar, për shkak të potencialeve të pashfrytëzuara dhe fitimeve të kënaqshme. Padyshim, aseti më i madh atraktiv që ka Shqipëria në raport me investitorët e huaj dhe në veçanti me Italinë, nuk është barra e ulët fiskale, por fuqia e saj punëtore dhe kryesisht potenciali i të rinjve.

Ne kemi një rini të mirëedukuar që flasin në pjesën dërmuese italisht dhe anglisht dhe që punojnë me paga mesatare jo më shumë se 300-400 Euro. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse kompanitë italiane kanë gjetur “parajsën” e tyre në Shqipëri. Shpresoj se Shqipëria do të shndërrohet në një “atdhe të dytë” për kalabrezët dhe italianët” deklaroi Ilir Meta. Presidenti ndodhet prej dy ditësh në Itali, ndërsa ka marrë pjesë në disa aktivitete me komunitetin shqiptar.

a.ç

Next Post
‘Kacifas’, mesazhi i Janullatos: Kthjelloni shpirtrat, ndaloni zhurmën e papërgjegjshme

'Kacifas', mesazhi i Janullatos: Kthjelloni shpirtrat, ndaloni zhurmën e papërgjegjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com