• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta fshikullon pozitën dhe opozitën: Konflikti dhe përjashtimi nuk i shërben vendit!

by Java News
18/01/2018 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një ceremoni pritje për vitin e ri me trupin diplomatik. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian, në pritmërinë legjitime që në 6-muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Meta u bën të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona.

“Ne kemi pritmërinë legjitime që në 6-muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.Natyrisht thirrja e parë u shkon të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona. Çelja e negociatave gjatë Presidencës bullgare, na kërkon shumëfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit. Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtuese duhet t’i lenë vendin bashkëpunimit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritetet kyçe, duke nisur me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administratën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut”, theksoi Meta.

Sipas tij, qytetarët tanë së pari por edhe gjithë partnerët presin ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në respekt të ndryshimeve kushtetuese të realizuara me konsensus, ndaj zbatimi i reformës në mënyrë transparente, të përgjegjshme e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpunim të qendrueshëm e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmërinë dhe qendrueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Niveli i pavarësisë së institucioneve mbetet barometri më i saktë i standardit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërfshirëse dhe me afate inkurajuese anëtarësimi në BE. Ndaj, në vigjilje të shpalljes së strategjisë së re të zgjerimit, kërkojmë ndaj partnerëve tanë evropianë: Komisionit, vendeve anëtare, Parlamentit, për ta konsideruar me peshën e merituar politiko-strategjike vendimin për kalendarin e ri të zgjerimit të BE-së drejt rajonit tonë”, theksoi Presidenti.

Next Post
Sondazhi/ Më shumë se gjysma e femrave ngacmohen seksualisht në punë

Përse ua “nxij jetën” vajzave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com