Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai ka folur pas një aktiviteti në Kurbin, duke thënë se mund të kishte pasoja të rënda nëse palët nuk do të binin dakord.
“Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve.
Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe më thelbesore, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive.
Pasi do të kishte pasoja nëse do kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, tha kreu i shtetit.
Gjithsesi, pak ditë më parë Presidenti u shpreh se edhe pse u arrit një marrëveshje konkrete, sërish e konsideroi si të pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
/a.r
Marveshja u arrit sipas porosive tuaja sh lir floriri,ti e ortaket tuaj,plaku I vicidolit e edvin narkomani,kyt marveshje e kishit perfunduar me kohe.Kto qe pame kto dite ishte teatri juaj I radhes qe te justifikonit,sikur jo po luftoni per nji reform zgjedhore gjthe perfshirse.Por kjo ishte teper e neveritshme,me lojrat e ndyra tuajt.GJithsesi mos mendoni se je jeni te pa vdekshem urrejtja ndaj jush sa vjen e shtohet,munde te ndodhe ajo qe ju nuk e prisni,prandaj doni apo zdoni ju do largoheni si qent,nga llumi qe jeni future.