Presidenti Ilir Meta ka folur pas vizitës së tij në Kishën Ortodokse, teksa ka uruar besimtarët.
“Uroj që të punojmë dhe bashkëpunojmë për më shumë paqe, mirësi dhe vëmendje ndaj atyre që janë më të pambrojtur” – tha Meta.
Ai theksoi se Krishtlindja është e veçantë sepse kisha ortodokse është edhe më shqiptare.
“Kisha jonë sot është edhe më shumë shqiptare dhe Shqipëria është edhe më shumë europiane” – tha Meta në mesazhin e tij.
Ndryshe nga herët e tjera, Meta është shfaqur në përfundim të vizitës i shoqëruar Anastas Janullatos.
Për nënshtetësinë e këtij të fundit, Presidenti tha se përgjigja më e mirë është ajo që vetë Janullatos ka dhënë.
“Vendimi i vonuar është si vera e vjetëruar” – citoi Ilir Meta kryepeshkopin ortodoks. /JavaNews/b.d