• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Babagjyshi i Krishtlindjeve fillon… shpërndarjen e dhuratave!

by A R
25/12/2017 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babagjyshi i Krishtlindjeve filloi sot nga Azia dhe Oqeania turneun botëror për shpërndarjen e dhuratave, tregon faqja e internetit e Komandës Ushtarake e ngarkuar për sigurinë ajrore të SHBA-së dhe Kanadasë (Norad), që gjurmon lëvizjet e tij çdo vit.

“Nisur nga baza e tij e Polit të Veriut, Santa Klausi fluturoi në Japoni në orën 14:03 GMT pasi kishte kaluar në Australi. Në disa orë, tërhequr nga nëntë drerë të dukshëm në 3D në internet Santa Klausi ka shpërdarë tashmë një miliardë dhurata”, sipas matësit të Norad.

Komanda për Mbrojtjen aerohapësinore e Amerikës së Veriut ka vendosur që prej vitit 1955 një linjë telefonike të hapur për fëmijët. Më pas, ajo ka krijuar në vitet e mëvonshme këtë faqe interneti (www.noradsanta.org) për të ndjekur, në tetë gjuhë, pozicionin në kohë reale të babagjyshit.

Vullnetarët u përgjigjen çdo vit thirrjeve telefonike të fëmijëve.

Ky gjurmin i Babagjyshit të Krishtlindjeve është kthyer në një institucion të tillë në SHBA që presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, me pushime në Florida, kanë marrë disa thirrje telefonike.

“Çfarë dhurate të pëlqen më shumë?”, pyet presidenti një djalë të vogël.

“Kuba ndërtues? Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë”, thekson Donald Trump për djalin.

Bashkëshortja e tij, Melania ka marrë gjithashtu telefonata duke u pyetur nga një fëmijë nëse e dinte se ku ndodhej Babagjyshi i Krishtlindjeve në kohën që po flisnin.

“Që prej momenti që do shkosh të flesh, Babagjyshi do të vijë”, e siguroi Melania Trump.

Origjina e këtij operacioni të Norad, misioni i të cilit është përveç të tjerave shumë serioz, daton që prej gjashtë dekadash, që prej kohës kur rrjeti më i madh i dyqaneve Sears kishte vendosur një njoftim në një gazetë lokale të Colorados duke propozuar një telefonatë të drejtpërdrejtë me Babagjyshin e Krishtlindjeve në numrin e vendosur në reklamë.

Por, për shkak të një gabimi, numri i vendosur në reklamë ishte në realitet, ai i telefonit të kuq të Norad.

I gjendur në linjë me një djalë që e pyeste nëse ishte “Santa Clausi”, oficeri i shërbimit të asaj dite, koloneli Harry Shoup, filloi lojën.

Ai udhëzoi njerëzit për të dhënë informacione mbi lokalizimin e Babagjyshit të Krishtlindjeve dhe i kërkoi madje një radioje lokale për të njoftuar se kishte parë një objekt të çuditshëm në qiell./b.d/ATSH

Next Post
Fillon puna e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ja 19 emrat e gjyqtarëve

Aktakuzat e para pas 17 Shkurtit/ Përfliten të parët: Azem Syla, Shukri Buja, Daut Haradinaj

Comments 2

  1. Anonymous says:
    7 years ago

    I dashur baba gjysh gezuar krishlinbjet dhe vitin e ri Une dua 2 kukulla me barbin qe te ket shtepi dhe nje makin nga Elva

    Reply
  2. Elva says:
    7 years ago

    I dashur babagjysh gezuar krishlindjet dhe vitin e ri Une dua 2 kukulla barbi qe te ken shtepi dhe nje makin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar -

Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar –

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com