Lëvizja Socialiste për Integrim zgjodhi sot Monika Kryemadhin kryetare. Ajo pason Petrit Vasilin në këtë post i cili u zgjodh pas votimit të Metës president nga parlamenti.
Ajo që ra në sy në Konventën e sotme ishte mungesa e presidentit të zgjedhur i cili ende është anëtar i thjeshtë i LSI, të paktën deri në 23 Korrik, një ditë para se të marrë postin e kreut të shtetit.
Pas deklaratave të forcës që kulmuan deri me thirrje për armatosje në fushatë, duket se Ilir Meta po përgatitet të jetë president i vendit dhe po i jep fund angazhimit politik./a.m.