• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Meta festoi ditëlindjen me ajkën e krimit!’ Avokati: Erdhën me brekë nga fshati e u bënë miliarderë

by A R
05/09/2024 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji gusht dhe ky fillim shtatori është shënjuar me ngjarje të rënda kriminale nga veriu në jug. Avokati Romeo Kara dhe eksperti i sigurisë Faik Basha dhanë analizën e tyre në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn në Report Tv.

Avokati Kara e sheh problematikën e krimit tek politika, pasi këto të dyja sipas tij janë bërë bashkë. Për të kriminelët më të rrezikshëm janë politikanët.

‘Shkaktari është establishËshtë njësuar krimi me politikën. Për turpin tonë kemi lejuar kriminel ordiner që kanë vajtur deri në komisionet e sigurisë. Ne kemi informacionet e sakta që janë prokuroritë dhe kupolë të policisë të lidhur me krimin dhe janë vetë kriminel që punojnë me orë të plota në krim. Kemi gjykatës biznesmen deri në bankierë. Dhe mendoj se është një numër jo i vogël që ka informacion. Bëj thirrje publike SPAK kushdo që ju pengon operacionet arrestojeni, përballeni me ligjin. Qofshin edhe nga BKH, qofshin edhe nga eprorët e tyre, të përballen me ligjin. Duhet të fillojmë ofensivë ndaj krimit. Duke filluar me SPAK. I bëj thirrje publike, po të isha në vendin e tij nuk do lejoja asnjë që të pengonte realizimin e operacioneve dhe të drejtën e SPAK.’

Ndërsa Faik Basha bëri një përshkrim të gjendjes së rëndë të krimit në vend, duke shkuar më tej tek përhapja e bandave dhe mafias shqiptare në Itali, Belgjikë apo Amerika Latine.

‘Kemi situatë të rëndë të krimit. Grupet kriminale nuk janë goditur, nuk janë sulmuar, nuk është treguar seriozitet për t’i luftuar duke filluar nga Shkodra deri në Vlorë. aktivitetet e grupeve kriminale, nuk është luftë serioze duke shoqëruar asnjë nga kriminelët. Kurrë nuk është zhdukur krimi në Shqipëri. Dënimet apo shoqërimet më shumë ka qenë amnistues, për disa nga veprat. Kurrë nuk janë dënuar për atë krim dhe dëm që kanë kryer. Mendoj se kërkesa ndaj SPAK ku ka dhe prokuror të ndershëm dhe kanë kryer edhe më parë detyrën, ka dhe prokurorë që lënë për të dëshiruar.

Zonat më shumë aktivitet fushë Krujë, Mamurras, Laçi, Elbasani, Tirana, Fier Lushnje dhe Vlorë. lufta ndaj këtyre organizatave nuk është bërë sa duhet. Krimi, bandat dhe individë janë fuqizuar aq shumë dhe kanë pushtuar në Itali, Francë, Belgjikë deri në Amerikë Latine. Nuk është fryrje, është realitet i hidhur. Kryesisht prokurët italian, belg i cilësojnë grupet shqiptare si nga më të dhunshmet. Ajo që i dallon grupet shqiptare, është dhuna me të cilën e kryejnë aktivitetin. Janë të fuqishëm nga ana ekonomike, investimet i kryejnë në vendin e lindjes ku kanë filluar aktivitetin. Vështirësia më e madhe e prokurorëve italianë, është përfshirja e mafies me politikën shqiptare me biznesin. Kemi të bëjmë me struktura dhe grupe të krimit që janë bërë të fuqishme dhe nuk është bërë goditje.’

Më tej Kara theksoi edhe një herë se banda më e madhe është në parlament dhe SPAK duhet të fillojë seriozisht të merret me ta.

‘Krimi ordiner po shtohet duke parë peshkun që qelbet nga koka, bandat më të rrezikshme janë në politikë, nëse nuk ka rend, që polici të ketë frikë nga polici kur shkel ligjin. Këtu polici bëhet ortak me policin për të shkel ligjin. I kemi dyzuar njerëzit. Jetojnë me një këmbë këtu e një këmbë atje. Në vitet 90 e pamë shtetin armik, kjo anarshi bëhet që krimi. Nëse ne nuk kuptojmë që kështu nuk vazhdojmë më, duhen ndryshuar parametrat.  Kush janë shkaktarët real të kësaj gjendje në Shqipëri? Thotë Faiku në Maminas, Durrës. Unë po them banda më e madhe është në parlament, vazhdojnë ministritë, bashkitë! Vijojmë tek resortet ku kanë bërë vilat këto sojsëzat që erdhën me brekë nga fshati dhe janë bërë miliarderë.

Po bëjnë teatër me ne dhe po i durojmë. Këta janë koka e krimit. Këta kriminelë këta të fortët e fshatit për 24 orë neutralizohen. Por janë këta në parlament, dhe e bëjnë çiçin në brekë kur i merr një kriminel në telefon. Një pjesë e tyre janë peng. Peshku qelbet nga koka, nuk vazhdohet kështu. SPAK po nuk mbaroi punë me të gjithë kryeministrat, ministrat, SPAK nuk do bëjë gjë. Po të isha atje do kisha marrë nga 30 40 në ditë. I kanë bërë zullumet. Mjafton pasuria. Duke nisur nga Sali Berisha, Ilir Meta, vazhdo me Ramën e me të gjithë na morën 34 vite. Pajtohen për ta shqyer Shqipërinë bashkë. Disa një nga më idiotë se tjetri na i çojnë në parlament. Na ofendojnë duke i çuar në Shqipëri. Pse më këtu katandisemi ne, ti japim hesap kriminelëve. Janë rraqet e politikës që na pengojnë. Këta dhe kur i zënë hallet nuk shkojnë tek policia, shkojnë tek kriminelët. Vetëm në datëlindjen e Ilir Metës kur bëri 45 vjetorin ishte 85% e ajkës së krimit e ftuar”

/a.r

Next Post
“Mora ilaçe për ankthin”, flet djali që vrau babanë: Ishte aksident, u tremba dhe e hodha trupin në pus

"Mora ilaçe për ankthin", flet djali që vrau babanë: Ishte aksident, u tremba dhe e hodha trupin në pus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In