• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta me fëmijët: Nisma ligjore për të drejtat tuaja

by Java News
29/12/2015 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vizituar qendrën ditore për fëmijë “Shtëpia e Ngjyrave”. Meta, i cili shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi dhe deputetet Vasilika Hysi dhe Olta Xhaçka, u njoh me punën, aktivitetet dhe rezultatet e kësaj qendre, që punon për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhimi.

Duke folur për mediat gjatë kësaj vizite, Kryetari i Kuvendit tha se një nga meritat e kësaj qendre është se i ka shkëputur fëmijët nga rruga dhe i ka ndërgjegjësuar edhe prindërit e tyre dhe ata vetë për të gjetur shpresë dhe shërbime të kjo shtëpi.

“Ishte kënaqësi që në këtë prag feste të ndërrimit të viteve të vinim dhe të vizitonim bashkë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Klosi, por edhe bashkë me dy koleget e nderuara deputete Vasilika Hysi dhe Olta Xhaçka, pikërisht ‘Shtëpinë e Ngjyrave’. Një shtëpi shumë e veçantë, emrin të cilës ia kanë vënë vetë ata fëmijë, të cilët ëndërrojnë një të ardhme më të mirë larg rrugës. Dhe një nga meritat e kësaj shtëpie është se i ka shkëputur fëmijët nga rruga dhe i ka ndërgjegjësuar edhe prindërit e tyre, dhe ata vetë, për të gjetur shpresë dhe shërbime te kjo shtëpi”, – deklaroi Meta.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, kjo qendër është një shembull se si duhet të angazhohen të gjithë, në mënyrë që shtëpi të tilla, që sjellin shpresë dhe integrojnë fëmijët dhe i përgatisin ata për të ardhmen, të ketë edhe të tjera.

“Ky është një model, është një shembull si duhet të punojmë dhe të angazhohemi të gjithë në mënyrë që shtëpi të tilla, që sjellin shpresë dhe integrojnë fëmijët dhe i përgatisin ata për të ardhmen, të ketë edhe të tjera. Në këtë mënyrë ne të arrijmë të tregojmë edhe si shoqëri, por edhe si Parlament, edhe si qeveri dhe institucione, atë shpirt solidariteti më fëmijët për t’i dhënë fund abuzimit me ta, nëpërkëmbjes së drejtave të tyre. Sepse kjo është me shumë rëndësi për të gjithë të ardhmen e shoqërisë sonë dhe shpresojmë që për vitin që vjen të jetë më i mirë për të gjithë fëmijët kudo”, – theksoi Meta teksa premtoi nisma të tjera parlamentare në mbrojtje të fëmijëve.

“Dua të falënderoj stafin për këtë punë të jashtëzakonshme dhe jam i bindur se do të ndërmarrim edhe nisma të tjera edhe si grupi parlamentar për të drejtat e fëmijëve edhe si Kuvend edhe si qeveri, përgëzoj angazhimin e veçantë të ministrit Klosi i cili ka zgjedhur në mënyrë krejtësisht të veçantë që këtë fundviti ta kalojë në qendra të tilla, duke treguar se rritja e përgjegjësisë sociale është një prioritet për të gjitha institucionet tona, por do të jetë për të gjithë shoqërinë tonë”, – tha gatë prononcimit të tij Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi përgëzoi punën e stafit dhe bëri një apel sensibilizues për të gjithë qytetarët.

“Dua të përgëzoj vetëmohimin, me të cilin drejtuesit e mbajnë këtë qendër me shumë sakrifica, por dua t’i bëj thirrje edhe një herë ndërgjegjes qytetare prindërore të gjithsecilit nga ne që të drejtojmë çdo rast që vëmë re pranë institucioneve të përkujdesjes sociale dhe qendrave që ofrojnë këtë shërbim”, – tha Klosi.

Edhe Vasilika Hysi iu bashkua apelit të Ministrit Klosi duke uruar që në të ardhmen të ketë sa më pak fëmijë në pozita të tilla.

“Ka një apel edhe në emër të gjithë deputetëve, që çdo qytetar i cili sheh fëmijë në rrugë t’i drejtohet kësaj qendre, të mos lënë fëmijët në semafor, sepse me punën e shkëlqyer që bënë stafi këtu ne shpëtojmë një jetë. Besoj dhe uroj që të kemi sa më pak fëmijë në pozita të tilla”, – theksoi Hysi.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit vizitoi gjithashtu edhe zyrat e Linjës Kombëtare të Telefonit të Ndihmës për Fëmijët “ALO 116”, një shërbim publik kombëtar informimi, këshillimi dhe referimi për fëmijët në Shqipëri, ku u njoh nga afër me rezultatet dhe punën e bërë nga ky shërbim.

Next Post

INSTAT: Ulen me 9.1 % eksportet e mallrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In