• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meta është më i vlefshëm si kryetar Opozite!

by Ben Andoni
06/11/2018 04:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në debatin që duhej të përfshiheshin thjesht e qartë vetëm një dorë konstitucionalistësh, janë tashmë të gjithë për kuptimin e mos-dekretimit të z. Lleshi. Objektivi është presidenti i vendit, që thjesht nuk ka dekretuar një kandidaturë të paralajmëruar se nuk e dëshironte. Pavarësisht hamendësimeve, mungesës së detajuar të shkakut të mospranimit, një gjë kuptohet qartë: statura e Ilir Metës po e kërkonte një akt të tillë.

Që nga ardhja në presidencën shqiptare, me kompetencat e cunguara që ka në postin më të lartë protokollar të vendit, presidenti i ri shqiptar ka treguar se do të rifaktorizohet. Për hir të së vërtetës, ka një përpjesëtim të zhdrejtë të karrierës de jure të z.. Ilir Meta dhe veprimit de facto. Kjo e fundit është në rënie të lirë prej vitesh. Që në zgjedhjet e fundit vendore, Socialistët, ish-aleatët e tij, iu përgjigjën me forcë dhe shpërfillje, duke e lënë mënjanë në dy votime. Kurse, pjesëmarrja e tij në dy qeveritë e fundit, si hije e dy njerëzve më të fortë të vendit, Berisha-Rama ka qenë fatale. Formacioni i tij politik, LSI, ishte shenja ku binin rrufetë e pandala të publikut dhe medias për korrupsion por edhe kuptohej metafora e korrupsionit. Për shkak të kësaj të fundit, shtuar me oreksin gargantuan të tij, LSI u nda shumë keq me aleatin natyral PS-në , ashtu si katër vjet para kësaj u nda me aleatin e forcuar PD-në, të cilës i është afruar deri më tani me shumë sforco. Të gjitha këto e bënë Ilir Metën, një figurë aspak të dashur për publikun.

Militantët dhe fryma e LSI-së ka qenë një nga shfaqjet më të sikletshme të politikës shqiptare dhe në kohët në vazhdim do të gjykohet për shifrat që do arrijë në zgjedhje. “Zgjuarsia” e Metës dhe e shpurës së vet ishte thjesht që makineria e militantëve të kishte sa më shumë akses në të gjithë administratën dhe për të bërë diversione, që përktheheshin në voto.

Ilir Meta, ideatori dhe mbajtësi i LSI-së, e kishte vendosur parimin e punës të kësaj partie mbi këto vlera interesi, që duhet thënë se ia zbehën fare aksionin politik. Ai u dobësua shumë më tepër kur u vendos në postin e Kryetarit të Kuvendit, pasi bëri një nga drejtimet me të dobëta në historinë e parlamenteve të viteve të Demokracisë.

Sot, ajo që i mbetet është të bëjë lojën e lodhshme dhe testet e vazhdueshme bezdisëse, të cilat i ka të trashëguara nga koha kur ishte realisht i fortë politikisht. Këtë e bëri dikur bukur me Fatos Nanon, kur nuk votonte në parlament kandidaturat për ministra që propozonte kryeministri dhe dekretonte President Moisiu.

Gati 15 vjet më vonë, kur tashmë është në postin më të lartë protokollar, por më të ulëtin sa i përket faktorizimit, ai megjithatë ka gjetur mundësi të bllokojë gjatë kreun e SHISH-it, mëtohet të sjellë probleme për KLSH-së dhe BSH-së, ka bllokuar Paktin e Detit, bllokoi dekretin e Lleshit dhe ka bllokuar edhe KED-in.

Për ta bërë dhe më të sikletshëm të gjithë panoramën me akrobacitë e veta, ka mbështetur fuqimisht ministrin Xhafaj, kurse e shoqja e tij që është një nën-kryetare e LSI (Nën hijen e tij), ishte e vetme në opozitë e vlerësoi aksionin e policisë. Fakte që të bashkuara tregojnë se kostumi i presidentit i ri ngushtë oreksit të tij të pareshtur për fuqi reale Ekzekutive. Të tilla, që ka njeriu më të cilin asnjëherë nuk do të bëhet mik, Edi Rama.

Ilir Meta po përpiqet t’i kthehet sërish politikës aktive dhe nuk është habi ta lerë mandatin e papërfunduar.  Synimi duhet të jetë posti i kryeministrit. Ky është kostumi që kërkon njeriu, që pas Berishës, është njeriu me më shumë karrierë politike të lartë në vend. Ndaj, për të filluar këtë i duhet Opozita, sepse në Pozitë Ilir Meta ka treguar që nuk funksionon si duhet. Po, në fakt, me këtë nivel që është PD-ja dhe Aleatët e saj, kush vallë mund ta bënte më mirë opozitarin real sesa z. Ilir Meta! (Javanews)

 

 

 

Next Post
Kloppi: Ju tregoj pse nuk e mora Shaqirin në Beograd

Kloppi: Ju tregoj pse nuk e mora Shaqirin në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com