Pas vendimit të kreut të shtetit për të shpallur “non grata” ambasadorin Borchard, ka mbërritur në Presidencë delegacioni i misionit të OSBE-së në Shqipëri. Sipas mediave informative, në takim mungon pikërisht ambasadori, i cili konsiderohet person i padëshiruar nga Presidenti Ilir Meta.
Vendimi u njoftua sot nga presidenti Meta, i cili e argumenton këtë lëvizje me dy arsye.
E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.