• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta e quajti oligark / Gjergj Luca e përshëndet me VIDEO: Pas 25 prillit do të sjell peshk në Lalëz!

by A R
24/02/2021 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Gjergj Lucën si oligark, për faktin se në kohë rekord është duke hapur kompaninë e tretë të “Rozafës”.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social, Gjergj Luca ka ditur të godasë sërish, duke ironizuar presidentin.

Ai shprehet se deri në datën 25 prill është i zënë duke hedhur beton, ndërsa shtoi se pas kësaj date, kur edhe do të vendosë flotën në punë, do t’i kthejë një përgjigje, madje do i çoj edhe peshk në vilat e tij në Gjirin e Lalëzit.

Fjala e plotë e Gjergj Lucës:

Përshëndetje miq, iu flas nga kantieri më i ri i Rozafës. Jam oligarku Luc. Më thanë që të ka përmend presidenti jonë I nderuar për punën e madhe që po bëjmë. Është fabrika e tretë e Rozafës që po mbarojmë këtë vit dhe jemi duke hedhur beton këtu, me gjithë këta djem. Desha t’i thosha faleminderit shumë presidentit që gjithmonë më kujton dhe më nxit për të punuar.

Edhe këta zotërinjtë këtu, prap kam një falenderim tjetër, janë të gjithë që me insistimin e madh të institucioneve tona, me në krye presidentin tonë të nderuar u bë vetting, janë avokat. Avokat Beni ku je, ma përshëndet një çik presidentin. Ky është avokat Beni, ka qenë prokuror dhe me vettingun faleminderit, u shtua një vend pune. Ky është Bektashi shoku president, ky ka qenë gjykatës, ka qenë ai që ka dënuar ata në Durrës dhe e kapi vetting.

O Bektash, përshëndete presidentin. Shumë faleminderit se na ke shtuar fuqinë e punës. Deri në datë 25 prill unë jam duke hedhur beton vëlla dhe nuk të përgjigjem dot, flotën e kam bërë stop. Pas 25 prillit jam në det, siguro do të bie ndonjë gjë aty te Gjiri I Lalzit, ndonjë peshk ndonjë gjë ça të pëlqen ty. A të marrsha të ligat shyqyr që të kemi, shumë faleminderit të dhëntë zoti shëndet president, edhe faleminderit që na mbështet ne oligarkëve.

/a.r

Next Post
Palmer: Angazhimi i SHBA në Ballkan, i pandryshuar

Palmer: Angazhimi i SHBA në Ballkan, i pandryshuar

Comments 4

  1. Dhima says:
    5 years ago

    Djali i dy artisteve

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Oligarku i dy artistve.

    Reply
  3. Pjeter says:
    5 years ago

    Gjergji burr i zoti dhe biznesmen i fuqishem.

    Reply
  4. Dhurata fuga says:
    5 years ago

    Droga kalon kollaj kufirin me peshk se nga era se kap qeni.

    Reply

Leave a Reply to Dhurata fuga Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In