• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta e opozita armiq të reformës në drejtësi”/ Koçi: Berisha dhunën dhe kaosin i ka përmbushje shpirtërore

by Java News
03/06/2020 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend, përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë, thirrjet e presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për revolta, deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim se politika shqiptare po punon pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi dhe situatën në të cilën ndodhet vendi pas mbërritjes së pandemisë së Covid-19. Gjatë një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Koçi u shpreh se presidenti Ilir Meta dhe opozita joparlamentare janë armiqtë e reformës në drejtësi, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se dhunën e kaosin i ka përmbushje shpirtërore. Sa i takon daljes së presidentit Ilir Meta me një platformë për integrimin, numri 2 i Ministrisë së Mbrojtjes akuzoi kreun e shtetit dhe Partinë Demokratike se kërkojnë rrëzimin e Republikës dhe institucioneve.

-Zoti Koçi, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur pak ditë më parë se disa politikanë në Shqipëri po punojnë pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi? Si e shihni këtë deklaratë të fortë të ambasadores Kim?

Reforma në drejtësi ka qenë gjithmonë në qendër të goditjeve të opozitës. Shumë nga aksionet me goditje të përqendruar kundër stabilitetit dhe institucioneve në vend kanë patur si objektiv rrëzimin e reformës në drejtësi dhe pastaj ringritjen e sistemit të vjetër të drejtësisë “Berishiane”. Në këtë lojë opozita bashkëpunon me presidentin Ilir Meta, i cili sillet si të jetë në konflikt interesi me këtë reformë. Kështu që, pa presionin ndërkombëtar, drejtësia e re nuk do të ngrihej kurrë.

– Në gjykimin tuaj kush nuk e do reformën në drejtësi?

Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta!

-Presidenti Ilir Meta ka dalë me një platformë me 14 pika për integrimin, ndërsa ka kërkuar që një Këshill Politik të kontrollojë zbatimin e reformës. A mendon se opozita e sidomos PD dhe LSI, madje dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë kundër reformës?

Presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike kërkojnë rrëzimin e Republikës, e institucioneve të saj. Synojnë kapërcime ekstrakushtetuese. Sepse gjoja Parlamenti nuk qenkësh legjitim. Ilir Meta bëri thuajse grusht shteti kur u përpoq të anulonte zgjedhjet vendore dhe i dha “justifikimin” PD-së të sulmonte qendrat e votimit. Zhdekreti i presidentit Ilir Meta u kthye në “dacibao” në duart e militantëve zjarrvënës të Partisë Demokratike. Reforma në drejtësi nuk rrëzohet dot. E kërkon populli, e ka vendosur Parlamenti, e mbështet fuqishëm bota euroatlantike.

-Në korridoret e politikës dhe medias ka zëra që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta. Keni një koment?

Nuk kam komente për ambasadoren. Veçse dua ta falënderoj për këmbënguljen euroatlantike për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e demokracisë dhe integrimit europian. Çdo tentativë kundër reformës është në fakt përplasje me frymën euroatlantike të rrugës së shqiptarëve.

-Megjithatë, një debat tjetër i ditëve të fundit është shembja e Teatrit Kombëtar. Keni një koment mbi vendimin e qeverisë “Rama” dhe Bashkisë së Tiranës për ta shembur godinën e teatrit?

Unë gjykoj se opsioni i tretë i konsoliduar për të ndërtuar një Teatër Kombëtar në vend të atij popullor është një fitore e madhe e komunitetit dhe interesave artistike të Shqipërisë. Kjo falë edhe rezistencës së artistëve , pa të cilët zgjidhja mund të mbetej në 2 opsionet fillestare. Çuditem se si nuk e kuptojnë edhe ai grusht militantësh partiakë në gjirin artistik se teatri i ri është fitore edhe për ta! Ne reaguam fort kundër opsionit të parë, e pranuam të dytin pa e preferuar. Kurse varianti i tretë me ndërtim total nga shteti është fitore!

-Por opozita jo parlamentare duket se kërkon ta shfrytëzojë prishjen e godinës së teatrit për të nisur protestat. Si ju duket axhenda e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është kundër zhvillimit. PD-LSI kërkojnë kthim mbrapa. Imagjino sikur të ideojnë edhe prishjen e stadiumit e ta ribëjnë siç ishte. Bëjnë biznes politik me militantët e vet dhe me ata që nuk kuptojnë.

-Megjithatë, pas prishjes së Teatrit Kombëtar presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në mbështetje të artistëve, ndërsa ka kërkuar reagim të fortë kundër qeverisë deri në revolta si ajo e Spaçit. Ju duket normale që kreu i shtetit bën thirrje për protesta dhe revolta?

Bashkëpunimi me ish-kryeministrin Sali Berisha ka sjellë pasoja edhe te presidenti Ilir Meta. Ligjërisht është thirrje antikushtetuese. Të kujton Sali Berishën e viteve ‘97-‘98. Teatri është një kauzë e padenjë për politikën. Ish-kryeministrat që se futen asnjëherë godinën te monumentet e kulturës është mirë të qepin gojën.

-Mazhoranca ka ngritur një komision hetimor që po heton presidentin Ilir Meta, ndërkohë që është në pritje të raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Por ka zëra se shumica mund ta amnistojë Metën. Në gjykimin tuaj sa qëndrojnë këto pretendime dhe a do t’i shkojë deri në fund mazhoranca shkarkimit të kreut të shtetit?

Kjo është një çështje serioze. Shkelja e Kushtetutës duhet të ndëshkohet. Shkarkimi është vetëm hapi politik.

-Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha është tejet aktiv, ndërsa kërkon vetëm kaos dhe përmbysje të rendit kushtetues përmes mosbindjes civile dhe revoltave. Si ju duken këto thirrje?

Ky është pasioni i Sali Berishës. Dhunën dhe kaosin i ka përmbushje shpirtërore. Shqipëria ka dëshmuar shtetësi të dobët që s’ka arritur të ndëshkojë dëmprurës të tillë si Berisha.

-Ditët e fundit ka qarkulluar një email në media dhe në korridoret e politikës, ku thuhet se ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka sugjeruar për Këshillin Politik të reformës zgjedhore që të marrin në konsideratë modelin danez nëse palët do të bien dakord për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Por aludohet se PS dhe PD nuk e duan ndryshimin e sistemit. Keni një koment?

Sistemi nuk është një tabu. Por unë s’kam informacion të sigurt për email-in nga ambasadorja që të mund të komentoj. Besoj se për çështje të tilla ka mundësi më domethënëse komunikimi se sa e-maili.

-Së fundmi vendi po shkon drejt hapjes, pas 2 muaj izolimi për shkak të masave drastike të marra nga qeveria “Rama” anti-Covid-19. Si ju duk përballimi i situatës nga qeveria shqiptare dhe institucioneve shtetërore?

Meritë e padiskutueshme e kryeministrit Edi Rama dhe ekspertëve. Përtej çdo përpjekjeje për modesti mendoj se çdo syçelët e kupton menaxhimin e shkëlqyer që një vend me shëndetësi akoma pa kapacitetet e duhura i bëri pandemisë së Covid-19.

-Por opozita pretendon se qeveria e përdori dhe po e përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të dhunuar qytetarët e instaluar diktaturën në vend. Keni një koment?

Budallallëk me brirë.

Next Post
Meta inkurajon palët për “Reformën Zgjedhore”: Turp dhe skandal mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR

“8 qershori po afron”/ Meta reagon pas qëndrimit të BE: Mesazhi është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
Më shumë se një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën një anëtar migrant

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

June 28, 2026
Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

June 28, 2026
Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

June 28, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

Arrestoni humorin!

June 28, 2026
Botërori, nis sonte faza me eliminim direkt! Kanadaja përballet me Afrikën e Jugut

Botërori, nis sonte faza me eliminim direkt! Kanadaja përballet me Afrikën e Jugut

June 28, 2026
Sot seanca e radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK

Verdikti që mban ‘pezull’ Kosovën, sytë te gjyqtarët në Hagë

June 28, 2026
Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In