• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Duhet t’i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë

by Java News
21/05/2017 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Njësisë administrative Vaqarr në Tiranë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në fjalën përshëndetëse tha se të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu dhe të mos mendojnë që të braktisin vendin.

“Ne duhet t’i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë, sepse ikja e një të riu është një brengë për çdo familje, ndërkohë që mundësitë janë që të gjithë të kenë një punë të mirëpaguar këtu dhe të kenë një shans për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu pranë familjeve të tyre”, – deklaroi mes të tjerash Meta, teksa theksoi se pa energjinë, pa entuziazmin dhe pa pasionet e të rinjve Shqipëria nuk mund të shkojë përpara.

Ndërsa, kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Luan Rama, njëkohësisht Nënkryetari i LSI-së, tha në fjalën e tij se LSI si forcë e rinisë, garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat.

“LSI si forcë me një fuqi rritjeje shumë të madhe, si forcë e rinisë, si forca që garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat për nënat dhe motrat tona është në këto zgjedhje ajo që ka shansin, përgjegjësinë dhe detyrimin të dalë si forcë e parë politike”, – u shpreh Luan Rama, duke theksuar se është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë.

“Është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë! Është koha për të mos e humbur shansin që LSI-ja i ofron çdonjërit prej nesh, për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, që është LSI-ja, të lëvizim gjithë Shqipërinë nga bataku i krizës dhe konfliktit për ta çuar Shqipërinë në ëndrrën evropiane që të rinjtë e këtij vendi të punojnë këtu dhe të mos presin të gjejnë një hapësirë për të shkuar gjetiu”, – shtoi Luan Rama.

Gjithashtu, kandidati për deputet i LSI-së, tha se ky është morali dhe modeli që ofron LSI me listën e vet të kandidatëve, me angazhimin si edhe me përgjegjësinë që ka treguar deri më sot./a.ç

Next Post
Tentoi ta përdhunojë, studentja i pret organin gjenital 54-vjeçarit

Tentoi ta përdhunojë, studentja i pret organin gjenital 54-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In