• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Drejtuesit të jenë humanë, qytetarët të mos shihen si statistika, por si qenie njerëzore

by Java News
27/03/2017 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në promovimin e librit “Legalizimet, Durrësi mikpritësi i madh” me autor Flamur Gjuzin, i cili është njëkohësisht edhe Drejtor i ALUIZNI-t të Qarkut Durrës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputetja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, etj.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë këtij aktiviteti Ilir Meta, tha se nëse sheh qytetarin si një qenie njerëzore, që ka vuajtur shumë për të hedhur themelet për një jetë të re, çdo drejtues ta gjejë zgjidhje. Por edhe nëse zgjidha është e pamundur, patjetër duhet bërë gjithçka që qytetari ta kuptojë që drejtuesit jetojnë me shqetësimin e tij.

“Nëse e do qytetarin dhe po e ndjeve përgjegjësinë për t’i zgjidhur një problem, po e pe atë jo si statistikë por po e pe vërtet si një qenie njerëzore, sociale që ka vuajtur shumë për të kursyer dhe për të investuar, për të hedhur themelet për një jetë të re, shpresë të re, patjetër do ta gjesh një zgjidhje. Por edhe nëse zgjidha është e pamundur, patjetër që do të bësh gjithçka që ai ta kuptojë që ti jeton me shqetësimin e tij”, – tha Meta, duke shtuar: – “Prandaj për dimensionin njerëzor të Flamurit si drejtues, edhe unë jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të madhe dhe me këtë rast dua të kërkoj nga drejtuesit tanë, ndenjën e humanizmit dhe duhet t’i kritikojmë gjithmonë për ndjenjën e arrogancës kur ata e harrojnë”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Autori i librit “Legalizimet, Durrësi mikpritësi i madh”, Flamur Gjuzi, shpjegoi se si lindi ideja e realizimit të botimit dhe se ky punim fokusohet në një prej veprimtarive më të rëndësishme shtetërore.

“Ideja për këtë botim më lindi diku nga viti i dytë i drejtimit të institucionit por hulumtimin e nisa thjeshtë për kënaqësinë time. Por në fakt rezultatin e këtij procesi hulumtimi dhe botimi ia dedikoj plotësisht stafit tim. Sepse rezultati i arritur është bërë vetëm për shkak të punës së tyre të palodhur. Ky punim përqendrohet në prezantimin e një prej veprimtarive më të rëndësishme të administratës shtetërore dhe pikërisht ALUIZNI në qarkun Durrës”, – u shpreh Flamur Gjuzi.

Ndërsa, deputetja Monika Kryemadhi, tha se bërja e një libri të tillë është shumë e rëndësishme, sepse ka të bëjë me proceset e zhvillimit të vendit dhe një prej zhvillimeve më të rëndësishme që është legalizimi i ndërtimeve.

“Bërja e një libri të tillë është shumë e rëndësishme, sepse ne fokusohemi në librat artistikë, historikë, por kemi mangësi të madhe për librat që kanë të bëjnë me proceset e zhvillimit të vendit dhe një prej zhvillimeve më të rëndësishme është legalizimi i ndërtimeve. Ajo certifikatë që institucionet tuaja u shpërndajnë qytetarëve është pasuri, është para, që deri më dje shqiptarët i kishin hedhur në ndërtimet e tyre, por nuk i kishin të legalizuara. Tani legalizimi u jep atyre shansin për të marrë kredi, për të hipotekuar pronat, për t’i përfshirë në biznes, për të krijuar vende pune të reja dhe për të krijuar një standard më të mirë”, – deklaroi Kryemadhi.

a.ç

Next Post
Deputeti i LSI që zëvendëson Armando Prengën: 2/3 e këtij mandati e kishim me vota që në 2013-ën

Deputeti i LSI që zëvendëson Armando Prengën: 2/3 e këtij mandati e kishim me vota që në 2013-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com